Makarona me sardele

Makaronat me sardele jane nje menyre e mire per te ngrene nje pjate te pare jo me salce shume kalorike. Ne kete periudhe eshte mire te perdorni peshkun per te ideuar pjata te para ose te dyta dhe per te evituar kalori te teperta te cilat ne vere bejne akoma me shume dem per shendetin.

makarona-me-sardele

Per te pergatitur makarona me sardele per 4 persona ju duhen:

  • 500gr sardele te fresketa
  • nje pako makarona gjysem kileshe
  • 4 luge gjelle me buke te grire
  • piper i zi
  • 1 luge gjelle vaj ulliri
  • kripe
  • 1 gjethe dafine

Per te pergatitur pjaten e pare me makarona ndiqini udhezimet e meposhteme:

  1. Merni nje tenxhere e mbushni 2/3 me uje dhe e vendosni ne zjarr te nxehet me nje maj luge kripe.
  2. Nderkoh pastroni mire sardelet, eliminoni barkun si dhe koken dhe i shplani mire ne uje te bollshem.
  3. I grini sardelet ne mixer me 1 filxhan kafeje me uje. Nese nuk keni mixer i prisni me thike ne copa sa me te vogla. Bashke me halat kuptohet (sardelet jane te vogla fare dhe mund te haen edhe halat)
  4. Merni nje tigan qe nuk ngjit, shtoni 1 luge gjelle me vaj ulliri dhe prisni te nxehet pak. shtoni sardelet e grira, piperin e zi dhe gjethen e dafines. Rregulloni me kripe dhe i zieni mire duke shtuar uje pak e nga pake deri sa edhe halat te behen te buta.
  5. Shtoni tek uji qe ka mar vale makaronat dhe i zieni per sa minuta tregon qeska e tyre. Para se ti kulloni hiqni nje qemshe uji nga makaronat se do u duhet per me vone.
  6. I kulloni makaronat dhe i hidhni brenda tek tigani bashke me 1 qemshe uje qe hoqet menjane me pare, shtoni 3 luge buke te grire dhe trazoni gjithecka bashke me ngadale.
  7. Ndani makaronat ne pjata dhe i sperkateni me buken e grire qe ngeli. Pjata do te jete krokante dhe shume e shijeshme.

Ju befte mire!

 

Lini një Përgjigje

Menu Title
X