Fasule me salcice

Kur deshironi te gatuani fasule shpejt e shpejt mund te perdorni kete recete pasi eshte super per ke nuk ka shume kohe ne disposizion. Per kete recete kam perdorur fasule ne vazo qe gjenden ne supermarket dhe qe jane te ziera , mjafton ti perpunoni pak per tu dhene me shume shije.
Por nese ju keni fasule dhe kohe ne dispozicion mund ti zieni vet ose ti lini gjate nates ne uje qe te zbuten dhe te nesermen ti zieni me leng deri sa te jene pothuajse gati dhe ti gatuani sipas recetes se meposhteme.

fasule-me-salcice

Fasule me salcice

Per te pergatitur fasule me salcice per 2 persona mjafton te blini keta perberes dhe te pergatisini receten brenda gjysem ore.

  • 1 vazo qelqi me fasule te gateshme 360gr (te ziera)
  • 4-6 salcice te vogla
  • pak kirpe
  • pak piper
  • pak rigon
  • 2 luge gjelle vaj ulliri

Per te pergatitur receten e fasuleve me salcice veproni ne kete menyre.

  1. Merni nje tigan qe nuk ngjit dhe e vendosni ne zjarr te nxehet.
  2. Kur tigani te nxehet pak merni salcicet dhe i hidhni brenda qe te skuqen (nuk hedhim as vaj asgje brenda ne tigan, pasi salcicet leshojne yndyren e vet).
  3. Kur salcicet te kene mar ngjyre te bukur te kuqeremte hapni fasulet dhe i shtoni brenda, shtoni gjysem gote me uje, rregulloni me kripe, rigon dhe piper dhe i lini te ziejne per gati 15-20 min.
  4. Kur fasulet te jene gati dhe te ket ngelur pak leng shtoni dy feta buke dhe sperkateni gjithecka me vaj ulliri te fresket dhe sherbeni pjaten te ngrohte.

Ju befte mire!

Loading...

 

 

Lini një Përgjigje