Embelsire me biskota – Shporta biskotash me krem mascarpone

Kjo embelsire me biskota dhe mascarpone do tu shpetoj kur te keni njerez qe vine befasisht per darke ose dreke dhe ju nuk keni as kohe dhe as ide se cfare embelsire te beni. Per kete recete mund te perdorni cfare do lloj biskotash te keni ne shtepi si dhe nje pako me djath mascarpone. Jo vetem qe kjo embelsire ka nje pamje super po ka dhe nje shije akoma me super sesa mund ta imagjinoni. Kjo embelsire pergatitet si monoporcion (secili ka pjesen e vete) pa perdorur tepsi ose tava te ndryshme… po me e mira eshte se kjo embelsire nuk ka nevoj te piqet.

embelsire-me-biskota

Embelsire me biskota – Shporta biskotash me krem mascarpone

Per te pergatitur 6-8 monoporcione te ketyre embelsirave ju duhen perbersit e meposhtem:

  • 2 pako biskota si ne figure (150gr pak a shume)
  • 2 veze
  • 1 pako djath mascarpone
  • 2 filxhan e gjysem kafeje me sheqer
  • 80gr gjapl
  • 6-8 forma ose filxhan
  • kakao pluhur si dhe sheqer pluhur per dekor

Per te pergatitur embelsiren monoporcion me biskota veproni ne kete menyre:

  1. Si fillim duhet te pergatisni shportat me biskota… merni gjalpin dhe e vendosni te shkrij ne nje ene.
  2. Nderkohe merni nje qeske dhe hidhni brenda biskotat dhe i shtypni me nje shishe si ne figure. Mund te perdorni nje shishe qelqi birre e cila do tu duhet edhe me vone.
  3. Nese keni mixer i grini biskotat ne mixer dhe i hidhni ne nje tas, shtoni gjalpin e shkrire dhe trazoni masen mire deri sa biskotat ta kene thithur komplet gjalpin.
  4. Merni format ose filxhanet dhe filloni te krijoni nje baze biskotash duke e ngjeshur ne fund si dhe me pas anet per te krijuar forma shportash. (Perdorni shishen e cila do tu ndihmoj per te krijuar anet e shportave). Mundohuni te ngjeshni sa me shume biskotat.
  5. I fusni ne frigorifer per te pakten dy ore. Nxirrni vezet dhe i lini ne temperature ambienti.
  6. Pasi te ken kaluar dy ore filloni te pergatisni kremin e mascarpones ne menyre qe ta sherbeni te fresket.
  7. Si fillim ndani te verdhat nga te bardhat dhe i hidhni ne dy tase. Merni si fillim te verdhat e vezeve, shtoni sheqerin dhe i rrihni mire me rrahese eletrike ose me rrahese normale. Shtoni mascarpone-n dhe rrihni serisht deri sa masa te behet homogjene.
  8. Merni te bardhat e vezeve dhe i rrihni deri sa te behen shkume sa me shume e dendur.
  9. Shtoni te verdhat tek tasi dhe trazoni nga poshte larte masen deri sa te gjithe perberesit te perzihen mire sebashku.
  10. Nzirrni nga frigoriferi shportat prej biskote dhe i mbushni me kremin e mascarpones qe sapo pergatitet.
  11. Dekoroni me kakao pluhur dhe sheqer pluhur. Mund te dekorni edhe me fruta pylli ose luleshtrydhe, ose edhe me cokollate te grire siper.

Ju befte mire!

Lini një Përgjigje

Menu Title
X