Tiramisu ne gote

Ne kete recete do te shohim si te pergatisim tiramisu ne gote ne shtepi. Receta per tirmaisu eshte veretet shume e thjeshte dhe rezualtati i perkryer. Mund te pergatisni kete embelsire edhe kur keni miq ne shtepi dhe nuk keni shume kohe per te gatuar gjithecka. Per te pergatitur tiramisu ne gote ju duhen vetem 10/15 minuta dhe nuk ka nevoj te piqet. Mund te perdorni gota te thella dhe te perseritni shtresat e embelsires deri sa te harrini ne buzet e gotes ose thjesht edhe tase qelqi te ulet!

Tiramisu ne gote

Per te pergatitur tiramisu ne gote per 4 persona ju duhen perbersit e meposhtem

  • 2 veze
  • 200gr djath mascarpone
  • 100 gr sheqer
  • 2 filxhan kafe
  • 1 pako me biskota savoiardi
  • 1 luge me kakao

Per te pergatitur embelsiren tiramisu veproni si me poshte.

  1. Si fillim duhet te pergatisini kafene dhe ta lini te ftohet nderkohe qe ju pergatisni kremin e embelsires. Kafene duhet ta pergatisni me moka ose edhe kafe ekspres (jo kafe turke). E hidhni kafene ne nje tas dhe e lini menjane te ftohet. Mund te hidhni pak sheqer ne kafe nese u pelqen shume e embel. Por ne fakt nuk duhet
  2. Pergatisni kremin ne kete menyre. Ndani te bardhat nga te verdhat e vezeve dhe i hidhni ne dy tase te ndryshem. Filloni te rrihni te verdhat e vezeve me nje rrahese elektrike (ose edhe rrahese normale) deri sa te formohet nje shkume e bardhe, shtoni gjysmen e sheqerit dhe rrihni serisht deri sa te krijohet nje mas uniforme dhe shqeri te jete tretur dhe mos te duket. Shtoni djathin maskarpone dhe rrihni serisht. Vendosni menjan kete tas.
  3. Merni tasin me te bardhat e vezeve dhe i rrihni derisa te behen shkume e bardhe dhe kur trazoni shkuma te behet sikur thyhet, ne kete moment shtoni shqerin tjeter dhe trazoni serisht me delikates. Bashkoni te bardhat dhe te verdhat e vezeve bashke dhe trazoni serisht me delikates dhe nga larte poshte. Kremi eshte gati.
  4. Merni vazot dhe filloni te asembloni embelsiren. Merni biskotat nje e nga nje i zhysni ne kafe dhe i rreshtoni ne vazo duke krijuar nje shtrese, shtoni siper kremin me maskarpone (nese gota eshte e larte vazhdoni te shtroni serisht biskota te zhytura ne kafe dhe me pas krem maskarpone siper).
  5. Shtresa e fundit duhet te jete me krem maskarpone, dekoroni siperfaqen me kakao pluhur duke e situr siper me nje site te vogel (perndryshe shtresa e kakaos nuk do te jete e bukur dhe e njetrajteshme).

Ju befte mire!

Lini një Përgjigje

Menu Title
X