Per te pergatitur byrek me mish te grire ne menyre shume te shpejte mjafton qe peten ose petet e byrekut ta blini te gateshme. Perndryshe mund ta gatuani ate vete ne shtepine tuaj. Une ne kete recete peten e kam blere te gateshme dhe katrore dhe e kam mbyllur byrekun si zarf. Si shihet edhe ne figure ne kete menyre ju pergatisni nje pyrek i cili ndahet ne 4 thela.
Per receten ju duhen:
- 300gr mish i grire derri
- 1 qepe
- 1 gote vere e bardhe
- 1 pete e gateshme katrore (ose e bere vete)
- piper i zi
- kripe
- 2 luge vaje gjelle
Per te pergatitur byrekun me mish veproni ne kete menyre:
- Merni tiganin qe nuk ngjit dhe e vendosni ne zjarr me nje fill vaj luledelli dhe e lini te nxehet.
- Nderkohe pastroni qepen dhe e prisini ne kubike te vegje dhe e shtoni tek tigani duke e skuqur dalengadale.
- Shtoni mishin e grire tek tigani dhe vazhdoni skuqen akoma deri sa mishi te humbasi lengjet e tij.
- Shtoni ne kete faze goten me vere te bardhe (ose nje gote uje nese nuk keni) rregulloni me kripe dhe piper dhe e lini mishin qe te ziej bashke me veren deri sa lengu te avulloj plotesisht.
- Merni nje tepsi dhe e lyeni me pak vaj, vendosni peten dhe e mbushni me mishin e grire qe pergatitet, e mbyllni peten si zarf dhe e vendosni ne furre te nxehur me pare ne 180°C per gati 20 min.
Byreku me mish te grire eshte gati, mund ta shoqeroni me kos ose dhalle dhe Ju befte mire!