Pas shume e shume provash po u sjell ketu receten e embelsires trilece. Kjo embelsire eshte teper e mire dhe paraqitet shume mire kur e sherbejme, panaspaja e sherbetosur ne qumesht dhe karameli i lengeshem siper bejne nje mix perfekt shijesh. Sot do te shohim si te gatuajme trilece me karamel siper. Trilec-ja sherbeht siper me panna ose edhe me recel pelte luleshtrydheje, por per mua receta me e mire ngelet ajo me karamelin e lengeshem qe derdhet anash c’do pjese kur e prisni. Per te pergatitur kete emblesire sekreti qendron ne zgjedhjen e miellit! Duhet te perdorni dy lloj miellrash, ate qe perdoret per biskota dhe ate normal te embelsirave. Eshte pikerisht ky mix miellrash qe i jep panaspase ate shijen e vecente. Persa i perket emrit, tashme e dime te gjithe qe trilece do te thote 3 qumeshte. Kjo embelsire mer kete emer pasi sherbeti pergatitet me 3 lloj produktesh qumeshti te cilet jane: qumeshti normal, qumeshti panda si dhe panna. Me poshte vijon receta e trileces.
Per te pergatitur nje embelsiren trilece ne nje tepsi 25-30cm ju duhen perberesit e meposhtem:
Per panaspane:
- 125gr miell per biskota
- 125gr miell per embelsira
- 125gr sheqer
- 5 kokerra veze
- 5 luge gjelle me uje te nxehte
Per sherbetin e qumeshtit dhe dekorin siper
- 500gr qumesht
- 500gr qumesht panda
- 500gr panna te lengeshme
- 1 pako ose tubet me panna te rrahur per ta shtruar mbi panaspa
- 1 ene me krem karameli te gateshem per ta hedhur siper
Per te pergatitur trilecen veproni ne kete menyre:

- Si fillim perzieni dy miellrat me njeri tjetrin ne nje tas dhe i lini menjane.
- Merni vezet dhe ndani te verdhat nga te bardhat, te verdhat e vezeve i vendosni ne nej tas dhe shtoni sheqerin siper. Me nje rrahese rrihni te verdhat deri sa te trasformohen ne shkume te bardhe dhe sheqeri te kete shkrire plotesish.
- Merni te bardhat dhe i rrihni menjane ne nje ene tjeter deri sa te behen shkume, ne kete moment shtoni te verdhat dhe trazoni masen nga poshte larte ne menyre qe te mos humbasi vellimin.
- Shtoni tek masa miellin avash avash deri sa te mbaroj plotesish. Merni nje tepsi te rrumbullakte ose katrore e lyeni me pak vaj dhe e sperkateni me pake miell (kjo ndihmon te mos ngjitet embelsira), shtoni masen e panaspase qe sapo pergatitet dhe e vendosni ne furre ne 180° per 25-30 min.
- Provoni pjekjen me nje kruajtese dhembesh, nese del e paster nga panaspaja do te thote qe eshte pjekur. E nxirrni bazen e trileces nga furra dhe e lini te ftohet. Merni perseri nje kruajtese dhembesh dhe e cponi siper gjitheandej.
- Ne nje tas trazoni sebashku tre produktet e qumeshtit, qumeshtin normal, pandan dhe panna, e hidhni siper qe panaspaja te regjet. E vendosni embelsiren per 30min ne frigorifer.
- Nderkohe pergatisni pannan e rrahur, nese e keni tubet spry (me panna montata) panna eshte gati, nese eshte kuti (panna da montare) e rrihni me nje rrahese elektrike ose me rrahese normale dhe do te formoni nje mase te ngrire pothuajse.
- Nxirrni nga frigoriferi trilecen, me ndihmen e nje thike ose shpatulle shtroni siper pannan e rrahur derisa te mbuloni siperfaqen plotesisht, me bishtin e nje luge ose piruni beni disa vjaska siper per te krijuar si vale, shtoni siper karamelin e lengeshem dhe ne fund e prisni embelsiren ne feta!
- E lini trilecen ne tepsi te prere ne feta deri sa te sherbeni, gjithmone duke e konservuar ne frigorifer!
Trilecja eshte gati per ta sherbyer, Ju befte mire!