Torte me fruta

Per te pergatitur nje torte me fruta duhet shume fantazi pervec frutave qe mund te keni ne dispozicion. Kete radhe mendova te bej bazen e tortes pak a shume si baze pandispanje dhe siper te dekoruar me fruta. Le te shohim se si duhet te veprojme per te pergatitur kete embelsire pa perdorur krem por vetem fruta dhe pak leng kompostoje ose pak suko frutash. Ju mund te perdorni frutat qe deshironi per dekorim… nuk eshte e thene te perdorni te gjitha frutat qe jane ketu.

Torte me fruta
Torte me fruta

Per te pergatitur torte me fruta ne nje tave te rrumbullakte me diameter 26/28 cm  ju duhe perbersit e meposhtem:

Per bazen e tortes:

  • 75gr gjalp i shkrire
  • 75gr sheqer
  • 2 veze
  • 150gr miell i tipit 00
  • 1/2 qeske e vogel me fryres per embelsira
  • 2 luge gjelle me qumesht

Per dekorin ju duhet fruta te ndryshme te stines ose edhe jo… mund te perdorni edhe fruta ne komposto (ne kete recete perdor pak leng kompostoje pasi nuk dua qe te jete shume e rende duke perdorur krem):

Pak leng kompostoje (me preference.. nese e keni)

  • Pjeshke
  • Manaferra
  • Fiq te vegjel
  • Ribes
  • 2-3 luge gjelle me suko frute (ose leng kompostoje)

Per te pergatitur torten veproni ne kete menyre:

baza

  1. Merni nje tas dhe hidhni brenda vezet dhe qumeshtin dhe i rrihni me nje rrahese ose me pirunj.
  2. Shtoni sheqerin dhe rrihni serisht masen… kur sheqeri te ket shkrire shtoni gjalpin e shkrire dhe te ftohur ne temperature ambienti dhe rrihni serisht.
  3. Ne fund filloni dhe hidhni miellin duke e situr siper tasit dhe duke trazuar me rrahese nga larte poshte. Shtoni ne fund fryresin e embelsirave dhe perzieni serisht.
  4. Vendosni bazen e tortes te piqet ne furre per 20 min ne 180°C (Kontrollojeni per pjekje me nje krujtese dhembesh nese e nguli tek baza e tortes dhe del e paster ateher torta eshte gati).
  5. Kur torta te jete gati e lini te ftohet dhe nese keni pak leng kompostoje e njomni me te por duke e sperkatur… nese nuk keni mund te perdorni nje suko frute (psh. me pjeshke)
  6. Sistemoni siper frutat rreth e rreth pasi i keni lare dhe thare…pak a shume si ne figure!

Ju befte mire!

Loading...

 

 

Lini një Përgjigje