Torte me cokollate dhe brenda e lengeshme

Torte me cokollate me zemer te bute dhe te lengeshme. Nese u ka avancuar cokollate nga vezet prej cokollate te pashkeve (ose thjesht keni cokollate te erret ne shtepi dhe nuk dini sesi ta perdorni)  nje ide shume e mire eshte ti perdorni ato per te pergatitur torte me cokollate dhe brenda te lengeshme. Keto torta cokollate duhet te jene monoporcione (te pjekura ne forma te gateshme per nje person) sepse vetem ne kete menyre mund te krijoni kontrastin e siperfaqes se pjekur dhe zemres se lengeshme (ne kete menyre ne vend qe te piqni nje torte te madhe ne tepsi e ndani ne shume torta te vogla per cdo person ne kupa ose forma qe keni ne shtepi).  Keto torta jane nga te preferuarat e mija pasi do pak kohe per ti pergatitur dhe kane nje shije te persosur. Ju mund te pergatisni keto torta per pashke ose edhe per festa si psh. per shen valentinin ose per nje darke romantike. Mund te ndiqni edhe kete recete qe kemi shkruar me pare per torta te vogla me cokollate: Torte e vogel me cokollate

torte-me-cokollate-dhe-brenda-e-lengeshme-jubeftemire

Torte me cokollate dhe brenda e lengeshme

Per te pergatitur 6 torta cokollate me zemer te lengeshme ju duhen perberesit e meposhtem:

  • 150gr cokollate
  • 140gr gjalp
  • 100gr sheqer
  • 30gr miell i tipit 00
  • Pak buke e grire imet
  • 3 veze
  • Pak fare kripe
  • Per dekor: sheqer pluhur ose kakao dhe fruta te kuqe (luleshtyrydhe, ribes ose manaferra)
  • 6 forma (stampa) per embelsira monoporcion

Nese nuk keni forma per embelsira monoporcion mund ti blini ose te riperdorni kupa porcelani. Mund te blini disa forma qe jane me nje material si silikon por e durojne temperaturen e larte dhe mund te futen ne furre! Kur nzirrni stampat nga furri do te jete shume e thjeshte ti permbysni dhe te nzirrni embelsiren pasi jane teper komode dhe te buta dhe mund te shtypen me duar duke bere presion per te nzjerrur embelsiren.

Loading...

Per te pergatitur tortat e cokollates me zemer te bute veproni ne kete menyre:

  1. Shkrini cokollaten ne banjomaria bashke me gjalpin dhe perzieni here pas here (Dmth merni nje tas dhe e zhysni ne nje tenxhere te mbushur gjysem me uje te nxehte).
  2. E hiqni nga nzehtesia dhe shtoni sheqerin dhe trazoni derisa sheqeri te shkrij komplet.
  3. Shtoni miellin duke e situr ne momentin qe e hidhni dhe me pas nje mollez te vogel gishtatsh me kripe dhe trazoni serisht
  4. Ne nje tas rrihni te verdhat e vezeve bashke me sheqerin deri sa te behen shkume e bardhe dhe i hidhni tek masa me cokollate qe pergatitet me pare. Trazoni nga larte poshte deri sa masa te behet e njetrajteshme.
  5. Merni 6 format e tortave dhe pasi ti keni lyer me gjalpin e shkrire i sperkateni me buken e grire dhe i shkundni qe mos te ngelet shume buke e grire e ngjitur.
  6. Hidhni perzierjen e tortes qe pergatitet me pare ne format perkatese pasi i keni lyer me gjalpin dhe sperkatur me buken e grire imet si me siper.
  7. Mbuloni cdo forme me leter alumin dhe i fusni ne freezer (ngrirje) per 3 ore ne menyre qe masa te ngrij.
  8. Pasi te kene kaluar tre ore i nzirrni masat nga ngrirja dhe i fusni ne furren e nxehur me pare ne 220° C dhe i piqni per 15-16 minuta.
  9. Pasi ti keni nzjerr tortat me cokollate nga furri i permbysni ne cdo pjate individuale dhe i sperkateni siper me sheqer pluhur ose kakao. Dekoroni me ndonje frut te kuq anash nese i keni ne shtepi dhe i sherbeni direkt.
  10. Do te vini re se kur te merni nje pjese te tortes me luge ato ne brendesi do te jene te lengeshme dhe ju do te korrni super sukses per kete rezultat.

Ju befte mire!

Lini një Përgjigje