Torte e vogel me cokollate dhe zemer te bute

Sot mbasditja eshte e siguruar me torte te vogel me cokollate dhe nje kafe. Kjo recete eshte nje ide shume e mire nese prisni shoqet per nje kafe ose edhe per ditelindjen e femijes tuaj. Ju mund te krijoni torta monoporcione por mbi te gjitha shume shpejte dhe pa perdorimin e miellit. Pasi kjo torte e vogel me cokollate ne brendesi ka nje zemer te bute e cila eshte e lengeshme. Keto torta sherbehen sapo te nxjerra nga furri keshtu qe duhet ta pergatisni ne cast duke bere edhe muhabet me shoqet ose te ftuarit! Por kini kujdes, mbaheni mendjen ne mesim!

torte-e-vogel-me-cokollate

Torte e vogel me cokollate dhe zemer te lengeshme

Per te pergatitur torta te vogla me cokollate dhe te lengeshme ne bredesi per 6-8 persona ju duhen format monoporcione pasi pa keto nuk mund te relizoni kete lloj embelsire ne tave. Fakti qe perdorni enet e vogla per te krijuar tortat e vogla ben te mundur qe te piqni embelsiren shume shpejte dhe te garantoni butesine ne mes te saj.

  • 2 cokollata te erreta
  • 4 veze
  • 2 filxhan kafeje me sheqer
  • 1 luge gjelle gjalp
  • 2 luge gjelle me qumesht

Per te pergatitur tortat e vogla me cokollate ne cast duhet te veproni ne kete menyre:

torte-e-vogel-me-cokollate-jubeftemire

  1. Si fillim ne nje ene te vogel shkrini cokollaten ne zjarr te dobet bashke me 2 luge gjelle qumesht dhe 1 luge gjalp. Trazoheni shokollaten deri sa te behet e lengeshme. Nese nuk jeni shume eksperte ne flaken e ulet ateher e shkrini cokollaten ne banjomaria (zhysni enen me cokollate ne nje tenxhere me uje qe zien dhe trazoni deri sa cokollata te shkrij plotesisht!)
  2. Kujdes: lereni cokollaten e shkrire te ftohet ne tempertur ambienti ose e fusni ne frigorifer disa minuta! Pasi nese e perdorni te nzehte me pas do ju mpiksi vezet!
  3. Ne nje tas hidhni sheqerin dhe te verdhat e 4 vezeve dhe i rrihini me rrahese elektrire ose rrahese vezesh deri sa masa te behet si shkume dhe ngjyra te zbardhet.
  4. Me pas rrini te bardhat e vezeve deri sa masa te behet aq kompakte sa qe nuk derdhet nga ena ne te cilen nodhet.
  5. Merni te verdhat dhe te bardhat dhe i perzieni se bashku duke i trazuar nga lart poshteme nje luge druri shume ngadal. Me pas shtoni cokollaten e shkrire dhe trazoni serisht nga lart poshte me lugen e drurit.
  6. Shtoni masat tek enet e vogla monoporcione qe i keni lyer me pak gjalp me pare dhe i fusni ne furre ne 175°C per 15minuta maksimuni 20minuta.
  7. Sherbeni tortat e vogla te ngrohta duke i sperkatur me shqer pluhur ne siperfaqe! Brenda torta do te jete shume e bute dhe e lengeshme (pasi mielli mungon dhe eshte normale te jet keshtu!)

Ju befte mire!

 

 

Lini një Përgjigje

Menu Title
X