Torte e kripur me gjize dhe oriz

Kjo recete eshte ideale kur keni pak oriz qe u ka ngelur dhe nuk doni ta hidhni poshte. Mjafton nje gote me oriz me leng mishi qe keni pergatitur nga darka e mepareshme dhe nuk dini si ta perdorni. Ideja me e mire eshte te pergatisni nje torte te kripur me gjize dhe oriz.  Per te pergatitur torten e kripur ju duhen pak minuta si dhe nje pete e gateshme qe mund ta gjeni ne supermarket ose thjesht e beni vete nje pete ne shtepi.

torte-e-kripur-me-gjiz-dhe-oriz-jubeftemire

Torte e kripur me gjize dhe oriz

Per te pergatitur torten e kripur per 4-6 persona ju duhen perbersit e meposhtem:

Loading...
  • 1 pete e gateshme per torta te kripura
  • 1 vazo me gjize
  • 1 gote me oriz te zier ne leng mishi
  • 1 e verdhe veze
  • 1 flete letre furri nese keni

Per te pergatitur torten e kripur ju duhet te veproni ne kete menyre shpejt e shpejt dhe ne 5 minuta pergatisni gjithecka.

  1. Merni nje tave te rrumbullakte dhe shtroni ne te letren e furrit i cili nuk le peten te ngjitet si dhe u ndihmon per ta nzjerre torten nga tava pa e prishur. Nese nuk keni leter furri, lyeni taven me pak vaj dhe e sperkateni imet me miell (kjo procedure nuk le qe peta te ngjitet me taven).
  2. Merni peten e gateshme dhe e hapni tek tava duke formuar tamam formen e taves dhe duke lene pak pete anash qe do u duhet per ta mbyllur pak anash.
  3. Merni orizin e zier dhe e shtroni  ne fund te taves, me pas shtoni gjizen dhe ne fund lyeni me te verdhen e vezes siperfaqen e tortes.
  4. Mbyllni anet e petes rreth e rreth tortes se kripur dhe e vendosni te piqet ne furre per gati 20min ne 180°.

E thjeshte apo jo? Ju befte mire!

Lini një Përgjigje