Tiramisu receta shqip e embelsires

Tiramisu receta shqip – Kjo eshte receta origjinale dhe menyra klasike per te bere embelsiren Tiramisu. Ky desert eshte eshte teper i thjeshte per tu pergatitur, nuk ka asnje rrezik qe mos te dali i mire. Perbersit jane vertet pak dhe shija  sido qe ju te verponi do te jete fantastike. Nese keni miq ose thjesht deshironi te pergatisni nje embelsire te thjeshte dhe te shpejte por me nje shije te mbrekullueshme mjafton te pergatisni nje tiramisu. Ju mund te perdorni edhe versonin e embelsires tiramisu ne gote qe kemi publikuar me pare.

Perbersit per te pergatitur nje tave katrore me tiramisu

  • 500gr djath mascarpone
  • 3 veze
  • 100 gr sheqer
  • 300gr biskota savoiardi
  • 250ml kafe i bere ne moka
  • Kakao pluhur 4 luge gjelle

Me poshte receta shqip per tiramisu, te gjitha udhezimet sipas radhes se veprimit per te pergatitur nje tave per 8 persona.

  1. Si fillim pergatisni kafene ne moka e cila duhet te jete gati dhe e ftohur (temperature ambienti). Pasi e keni bere kafene e hidhni ne nje tas dhe e lini te pushoj pasi keni shtuar nje te katerten e sheqerit (trazoni kafene qe sheqeri te shkrij plotesisht).
  2. Merni vezet dhe ndani te verdhat bashke dhe te bardhat bashke ne dy tase te ndryshem. Hidhni reston e sheqerit tek te verdhat e vezeve dhe i rrihni forte deri sa masa te behet si shkume dhe te mari nje ngjyre te hapur.
  3. Shtoni tek te verdhat e vezeve djathin mascarpone dhe trazoni nga larte poshte masen qe te mos humbasi volumin.
  4. Rrihni te bardhat e vezeve forte deri sa asa te jete si e ngrire dhe e shtoni tek tasi ne te cilen pergatitet te verdhat e vezeve. Trazoni serisht nga larte poshte qe mos te humbisni volumin e kremit te mascarpones qe sapo pergatitet.
  5. Filloni te asembloni embelsiren ne nje tave katrore (me mire ne nje tave porcelani ose qelqi) duke krijuar nje shtrese me krem mascarpone dhe nje shtrese me biskota savoiardi te zhytyr ne kafe me pare (mos i lini shume kohe biskotat ne kafe, mjafton ti zhysni shume shpejte dhe ti vendosni direkt ne tave) deri sa te mbaroni te gjithe perbersit. Kujdes shtresa siper e emblesires duhet te jete me krem.
  6. Mbuloni tepsine me nje leter alumini ose plastike dhe e lini te shplodhet per te pakten 2 ore. Nese e pergatisni nje nate para okoma me mire.
  7. Para se te sherbeni tirmasune e sperkatni siper me kakao pluhur duke perdorur nje site te vogel. E mbuloni komplet siperfaqen e embelsires me kakao pluhur.

 

 

Lini një Përgjigje

Menu Title
X