Tagliatele me karkaleca

Nje menyre e shpejte per te gatuar tagliatele tani ne vere eshte ti shoqerojme me karkaleca dhe domate te fresketa.  Kjo recete jo vetem qe eshte e shpejte por eshte shume e shijeshme. Per te pergatitur tagliatele me karkaleca dhe domate mjafton te blini te gjithe perbersit te fresket per te patur nje arome akoma me te mire dhe nje shije akoma edhe me te mire!

tagliatele-me-karkaleca

Per te gatuar tagliatele me karkaleca per 4 ose 5 persona ju duhen perberesit e meposhtem:

  • 1 pako tagliatele (400gr)
  • 1/2 kg karkaleca te fresket
  • 2 domate te fresketa
  • 3 thelpinj hudher
  • 3 luge gjelle vaj ulliri
  • pak piper i zi
  • kripe

Per te pergatitur receten e tagliateleve me karkaleca ndiqni hapat e meposhtem:

Loading...
  1. Merni nje tenxhere e mbushni deri ne gjysem me uje dhe e kriposni sipas deshires dhe e vendosni te ziej.
  2. Me pas merni karkalecat dhe i shplani me uje te bollshem dhe u hiqni kokat dhe i lini menjane.
  3. Merni nje tigan pak te thelle dhe e vendosni ne zjarr te mesem, shtoni vajin e ullirit dhe 3 thelpinjte e hudhres te shtypur me dore pasi i keni qeruar.
  4. Kur hudhra te filloj te skuqet e merni dhe e hiqni nga tigani, merni kokat e karkalecave dhe i hidhni tek vaji dhe shtoni gjysem gote me uje pak fare kripe dhe e lini ne zjarr deri sa uji pothuajse te avulloj. Ne kete menyre formoni nje leng me shije peshku qe do u japi akoma me shume shije tagliateleve.
  5. Hiqni kokat e karkalecave nga tigani dhe i hidhni poshte. Merni domatet i lani dhe i prisni ne kubike te vegjel. I shtoni tek tigani, me pas shtoni edhe karkalecat.
  6. Hidhni tagliatelet te ziejn tek tenxherja me uje dhe nderkoh perfundoni pergatitjen te tigani duke e trazuar pak dhe shtuar pak kripe dhe piper te zi nese deshironi.
  7. Karkalecat dhe domatet duhet te piqen shume pak, gati 5 minuta! Kuolloni tagliatelet i shtoni tek tigani dhe trazoni gjithecka sebashku.
  8. Sherbeni tagliatelet ne pjata te thella dhe i sperkateni siper me majdanoz!

Ju befte mire!

 

Lini një Përgjigje