Supe me oriz dhe veze

Supe me oriz dhe veze kemi ngrene te gjithe kur kemi qene te vegjel. Por kjo nuk eshte nje pjate vetem per femije ose kur jemi me grip, eshte nje pjate qe mund te perdoret edhe kur duam te hame mire dhe shendetshem… nese jemi ne diete por edhe kur jeni alergjik ndaj produkteve me laktoze. Ju mund te pergatisni nje shumellojshmeri suprash si supe me oriz dhe patate ose me kerpudha, por vendosa te sjell kete recete pasi eshte supa me oriz qe kam provuar per here te pare dhe qe ka nje shije pak me delikate se te tjerat.

 

Supe me oriz dhe veze

Supe me oriz dhe veze

Per te pergatitur kete supe per 4 persona ju duhen perbersit e meposhtem te cilet jane vertet shume pake dhe i kemi gjithmone ne shtepi:

Loading...
  • 150 gr oriz
  • 3 veze
  • 2 litra me leng mishi
  • kripe
  • piper i zi sipas deshire
  • gjysem limoni sipas deshires

Per te pergatitur supen duhet te veproni ne kete menyre.

  1. Merni lengun e mishit dhe e vendosni te ziej ne nje tenxhere, nese nuk keni leng mishi ne disposizion mund ta pergatisni ate me nje kubik leng mishi te koncentruar.
  2. Ne momentin qe lengu i mishit fillon dhe zien shtoni orizin qe me pare e keni shplare me uje te bollshem (ky proces ben te mundur trashjen e lengut te supes)
  3. Nderkohe qe orizi zien, merni nje tas dhe rrihni vezet me kripe sipas deshires si dhe me piperin e zi sipas deshires deri sa te formohet shkume.
  4. Kur orizi te kete zier plotesisht fikni zjarrin dhe e menjanoni tenxheren me supe qe mos te kete akoma nzehjen e zjarrit te meparshem, hidni brenda vezet dhe trazoni super me delikatese. Do te vini re se veza do te mpikset dhe piqet nga nzehtesia e lengut te supes.
  5. E sherbeni supen te vaket dhe me nje thelpi te vogel limoni nese ju pelqen me shije pak te athet.

Ju befte mire!

Lini një Përgjigje