Sultjash

Shpesh here pergatis sultjash kur me ngelet pak qumesht dhe nuk dua ta le ne frigorifer per shume kohe, me mire te konsumhet i fresket. Sultjashi mund te sheberhet edhe i fotohte ne keto dite te nxehta. Per te pergatitur kete embelsire nuk duhet te jeni shume ekspert ne kuxhine pasi veshtiresia eshte pothuajse zero.

sultjash

Per te pergatitur receten e sultjashit per 4 persona ju duhen perbersit e meposhtem:

  • 4 gota uji me qumesht
  • 1 gote uji me oriz
  • gjysem gote uji me sheqer
  • kanelle pluhur

Per te pergatitur sultjash veproni ne kete menyre:

  1. Merni nje tenxhere qe nuk ngjit, shtoni gjysem gote me uje dhe orizin dhe e lini ne zjarr te ulet deri sa orizi te ziej dhe te thithi pothuajse te gjithe ujin. Ky proces ben te mundur zjerjen mire te orizit.
  2. Shtoni tek tenxherja te gjithe qumeshtin dhe e lini te ziej bashke me orizin duke trazuar here pas here. Kini kujdes pasi qumeshti kur zien fryet dhe mund te dali nga tenxherja.
  3. Kur qumeshti te jete trasformuar ne nje leng kremoz dhe orizi te kete zier plotesish shtoni sheqerin dhe e lini te ziej edhe per 5 minuta te tjera.
  4. E hiqni sultjashin nga zjarri dhe e hidhni direkt ne ene te posateshme pasi me vone mund te ngri dhe te mari formen e tenxheres.
  5. Sperkateni siper me kanelle pluhur dhe e sherbeni ose te vaket ose te fotohte.

Ju befte mire!

Loading...

 

 

Lini një Përgjigje