Speca te mbushur me oriz pa mish

Ne kete recete do te shohim si te pergatisim speca te mbushur me oriz pa mish. Mund te ndiqni te njejten recete nese doni te beni speca te mbushur me mish… mjafton te shtoni mishin me leng te cilin me pare e keni zier pak. Specat duhet ti zgjidhni pak te gjera dhe jo te holla pasi duhet ti mbushni brenda, mund te merni speca te kuq, te verdhe si dhe jeshil. Mund te perdorni specat qe preferoni, por specat jeshil jane pak me te hidhur se ata te verdhet ose te kuqet. Ne kete recete jane perdoru speca te verdhe.

Speca te mbushur me oriz

Per te pergatitur speca te mbushur me oriz per 4/5 persona ju duhen perbersit e meposhtem:

  • 5 speca te verdhe te medhenj dhe te gjere
  • 1 kokerr qepe
  • 1 thelpi hudher
  • 250 gr oriz
  • 250 gr salce domate
  • pak menderz
  • pak piper i zi
  • pak kripe

Per te pergatitur taven me speca te mbushur veproni ne kete menyre:

  1. Merni specat i lani dhe i prisni afer ku eshte bishti duke krijuar nje si kapak, i pastroni specat nga farat brenda.
  2. Sistemoni specat ne tave ku do i piqni dhe filloni pregatitjen e mbushjes.
  3. Ne nje tigan pak te thelle me vaj ulliri hidhni hudhren e shtypur me dore, shtoni qepen pasi e keni pastruar dhe e keni grire holle. Kur qepa te kete humbur vellimin hiqni hudhren e shtypur nga tigani.
  4. Kur  qepa te kete mare ngjyre te arte hidhni salcen dhe e lini te marri nje vale bashke me qepen.
  5. Hidhni orizin ne tigan dhe e trazoni me luge druri deri sa orizi te kete mare kaurdisje te lehte.
  6.  E mbuloni orizin me pak uje duke rregullur me kripe sipas deshires, me menderz  dhe pak piper i zi.
  7. Pasi orizi e ka thithur ujin e hiqni nga zjarridhe e lini disa minuta te ftohet. Merni specat nje nga nje dhe i mbushni me orizin e pregatitur dhe orizin qe mbetet e shperndani neper specat e mbushura ne tave.
  8. Mbuloheni taven me speca dhe oriz me pak uje dhe e fusni ne furre ne 180° per 40 minuta.

Ju befte mire!

Lini një Përgjigje

Menu Title
X