Spageti me fruta deti

Ne kete kohe nuk ka zgjedhje me te mire se sa te pergatisesh receta me prodhime deti! Ne kete recete do te shohim se si pergatiten spageti me fruta deti shpejt e shpejt. Frutat e detit nuk kane nevoj per shume ore gatimi pasi vetem ne pak minuta jane gati. Per salcen eshte mire te perdorni domate te pjekura te fresketa sesa salce te konservuar pasi shija ndryshon shume ne baze te produktit qe perdorni. Per kete recete do ju mund te perdorni te gjitha frutat e detit qe keni ne disposizion si karkaleca, midhje etj.

Spageti me fruta deti
Spageti me fruta deti

Spageti me fruta deti

Per te pergatitur 4-5 porcione spageti me fruta deti ju duhen perberesit e meposhtem:

  • 400gr spageti
  • 500gr fruta deti te ndryshem (midhje, molusqe, karkaleca)
  • 3 domate te pjekura
  • 4 thelpinj hudher
  • 5 luge vaj ulliri
  • Nje dege majdanoz te fresket
  • Kripe

Per te pergatitur spageti me fruta deti ne menyren sa me te mire dhe per te garantuar freskine e produkteve ju duhet te veproni ne menyren e meposhteme.

  1. Merni nje tenxhere dhe e vendosni ne zjarr me dy litra uje. Kjo do u duhet per te zier makaronat spageti por edhe per te kryer nje proces tjeter qe eshte ajo e heqjes se lekures se domateve. Rregulloni me kripe sipas deshires.
  2. Nderkohe qe uji behet gati ju duhet te filloni pergatitjen e salces me fruta deti, si fillim pastroni midhjet dhe molusqet me nje furce pasi guaska permban jo vetem myshqe por edhe gureza. I shplani ne uje te rrjedhshem mire. Pastroni edhe karkalecat vetem duke i shplare nen uje (pa u hequr as lekuren as koken).
  3. Merni nje tigan te thelle dhe mundesisht antiaderent dhe hidhni 2 luge vaj e ulliri dhe pasi i keni shtypur me dore 2 thelpinj hudhre i hidhni ashtu me gjithe lekure brenda ne tigan. Pasi hudhrat te jeni skuqur shtoni tel tigani vetem molusqet dhe midhjet dhe e mbyllni tiganin me kapak… pas pak minutash si midhjet edhe molusqet do te jene hapur. Ne kete moment i hiqni me dore moluqet dhe midhjet dhe lengun qe ngeli ne tigan e filtroni ose thjesht e hidhn i ne nje filxhan pasi te kete kulluar ne fund (pasi gurzat e tjera qe ndodheshin tek midhjet dhe molusqet do te shkojne ne fund te tiganit).
  4. Pasi te shplani tiganin hidhni serisht brenda 3 luge vaj ulliri dhe dy thelpinj hudhre te shtypur me dore pasi i keni pastruar nga lekura. Lini qe vaji te nzehet dhe hudhra te kete leshuar aromen e saj tek vaji. Ne kete kohe uji i makaronave ka mar vale. Xhysni tek uji domatet per me pak se 1 minute pasi keni bere nje kryq me thike siper domates. Lekura e domates ku ju keni bere kryqin do te jete perthyer dhe ju mund ta terhiqni fare lehet me nje thike.
  5. Prisni domatet pa lekure ne copa te medhaja dhe i shtoni tek tigani me vajin e ulllirit. I trazoni here pas here, deri sa te vyshken pak. Ne kete kohe hidhni makaronat spageti te ziejn dhe ne anen tjeter shtoni te gjitha fruat e detit ne tigan (karkalecat, molusqet dhe midhejt e hapura). Trazoni dhe me pas shtoni lengun qe filtruat me pare i cili nuk eshte shume.
  6. Nderkohe kulloni makaronat 1 minute para zjerjes se plote duke hequr menjane pak nga uji i zjerjes (psh. Nese tek pakoja me spageti eshte e shkruar 8 minuta per zierje ju i kulloni ne minuten e 7), i hidhni ne tiganin e thelle dhe perfundoni gatimin aty ne tigan nese mungon leng shtoni pak nga uji i zjerjes deri sa spagetit te jene gati.
  7. Sherbeni spageti-it me fruta deti sapo te hequra nga tigani dhe shtoni siper nese deshironi pak majdanoz te fresket te grire imet.

Ju befte mire!

Loading...

 

 

Lini një Përgjigje