Shalqi me fruta per nje pice te embel vere

A e dinit se mjafotn te keni shalqi me fruta per te pergatitur nje pice te embel? Kjo eshte nje ide teper e mire per ditet e nxehta te veres. Cfare mund te pergatisim me mire se sa fruta te fresketa dhe te ftohta? Nuk ka rendesi te gatuani per te bere nje embelsire vere e cila u pelqen te gjitheve! Mjafton te keni ne shtepine tuaj shalqi dhe fruta pylli ose luleshtrudhe dhe gjithecka eshte pothuajse gati.

Shalqi me fruta

Per te pergatitur 4 pica te embla me shalqi per gati 6/8 persona ju duhen perbersit e meposhtem

  • 1 shaqi
  • 100gr boronica
  • 150gr luleshtryshde
  • 100gr manaferra
  • 2 kiwi
  • 1 Banane
  • Nje qeske me sheqer pluhur

Per te pergatitur desertin veproni si me poshte vetem pak minuta me pare se te sherbeni:

Loading...
  1. Prisni shalqiun ne rrathe (nga ana e kundert se si e prisni gjithmone ne thela). Kini kujdes kur prisni shalqiun ne rrathe pasi duhet shume kujdes me thiken duke qene thelat te medhaja. Si fillim mund te ndani shalqiun ne dy pjese dhe me pas te beni dy rrathe nga njera gjysem e shalqiut dhe dy te tjere nga pjesa tjeter. Ne kete menyre do te keni rrathet qendror te mesit te shalqiut te cilet jane me te medhenj sesa rrathet qe mund te formoni nese filloni nga bishti.
  2. Pasi keni formuar 4 rrathet e shalqiut i vendosni secilen ne pjate te rrumbullakte dhe me pas i ndani me thike sikur te formoni thela pice si ne figure.
  3. Merni frutatat e kuqe dhe pasi i keni pastruar dhe kulluar i hidhni siper thelave ne menyre te crregullt.
  4. Pastroni kiwit dhe i prisni ne thela dhe i sistemoni siper.
  5. Qeroni bananen ne fund pasi ajo nzihet nese e vendosni te paren. E prisni ne thela dhe i sistemoni siper shalqiut.
  6. Ne fund merni sheqerin pluhur dhe sperkatni siper cdo pice te embel qe krijuat.

Ju befte mire!

 

Lini një Përgjigje