Salce me borzilok dhe arra

Ne kete recete do te shohim si te pergatisim salce me borzilok dhe arra. Kjo salce eshte e ngjashme me salcen pesto gjenoveze por diferenca qendron tek perdorja e arrave dhe jo arrat e pishes. Per te pergatitur salcen ju duhet mortari (tasi per te shtypur perbersit brenda) ose nje mixer. Por ju mund te perdorni edhe thjesht nje thike ne forme gjysemhene.

Salce me borzilok dhe arra

Per te pergatitur salce borzilok dhe arra per 4 persona ju duhen perbersit e meposhtem si dhe nje cerek ore per ta pergatitur.

Loading...

Perbersit

  • 100 gr borzilok
  • 100 ml vaj ulliri
  • 10 luge kafeje me djath i grire kackavall
  • 2 luge gjelle me arra te qeruara te grira
  • 2 thelpinj hudher
  • 1 maj gishtash me kripe

Per te pergatutur salce veproni ne kete menyre:

  1. Lani borzilokun dhe e lini te kulloj, nderkohe pastroni arrat dhe i grini si dhe hudhrat.
  2. Vendosni ne mixer ose ne mortar borzilokun, arrat, hudhren dhe kripen. I grini ose i shtypni derisa te formoni nje mas homogjene. Nese nuk keni perdorni thiken gjysemhene dhe grini cdo perberes shume imet.
  3. Ne kete moment shtoni vajin dhe djathin e grire dhe trazoni serisht ne mixer ose ne tasin ku i keni vendosur. Do te formohet nje salce homogjene ngjyre jeshile.
  4. Salca eshte gati, mund ta perdorni direkt per te bere makaronat. Ose e vendosni ne nje vazo qelqi per ta konservuar per nje dite.
Nese e konservoni salcen ne vazo ne fund e mbuloni siper me vaj ulliri i cili do te bej nje tape natyrale perfekte kunder oksidimit.
Ju befte mire!

Lini një Përgjigje