Salce Majoneze e fresket

Sot di te shohim si te pergatisim salce majoneze ne shtepine tone. Ndoshta nuk e dinit por per te bere salce majoneze duhen shume pak perberes te cilet i kemi pothuajse te gjithe ne shtepite tona. Keshtu qe para se te veni te blini salce majoneze ne vazo mundohuni te mesoni si ta pergatisni ate vete duke kursyer jo vetem leket por duke patur parasysh qe salca juaj do jete jo vetem me e fresket dhe e shijeshme por edhe pa produktet qu duhen per konservimin e salcave. Mund te perdorni salcen majoneze si ganityre ne pjatat tuaja, mund te shoqeroni patate te skuqura me kete lloj salce ose edhe qofte.

Salce Majoneze
Duke pergatitur salce majoneze

Per kete recete ju duhen:

  • 4 te verdha vezesh
  • 500ml vaj luledjelli
  • lengu i nje limoni
  • 30ml uthull vere te bardhe
  • kripe sipas deshires
  • piper i bardhe sipas deshires

Veproni ne kete menyre:

  1. Si fillim merni nje tas qelqi dhe rrihni me nje rrahese vezesh te verdhat e vezeve (KUJDES: te verdhat e vezeve duhet te jene ne temperature ambienti, duhet ti keni nzjerr vezet nga frigoriferi dy ose tre ore me pare).
  2. Shtoni nje filxhan kafeje nga totali i vajit qe u duhet per me vone dhe rrihni vezet bashke me te.
  3. Shtoni shtoni lengun e limonit dhe vazhdoni rrahjen.
  4. Rregulloni me kripe dhe piper
  5. Shtoni vajin e ngelur avash avash duke vazhduar rrahjen me shume energji. Do te vini re se masa do te filloj dhe do te mari volum por edhe do trashet. Nese kjo gje nuk ndodh shtoni nje filxhan kafeje me uje te vaket per te nxitur procesin e volumit te salces majoneze.

Salca eshte gati, mund ta perdorni me buke por edhe si ganityre ne pjata mishi ose perimesh. Perdoreni salcen brenda dites ose e konservoni ne frigorifer  ne vazo qelqi te mbyllur me kapak per vetem nje dite dhe jo me shume.

Ju befte mire!

Lini një Përgjigje

Menu Title
X