Salce kosi me hudhra dhe kastravec

Ne kete recete do te shohim si te pergatisim salce kosi me hudhra dhe kastravec ( e njohur edhe me emrin salsa xaxiqi). Ju mund te perdorni salce kosi ne nje shumellojshmeri pjatash te vendosur si ganityre, per te shoqeruar patate te skuqura ose mish ne zgare, por ajo eshte salca kryesore e piteve ose sufllaqeve.  Per te gatuar salce kosi mjaftojne 5 minuta dhe shume pak perberes qe i gjeni me shume lehtesi. Shume shpesh i kemi te gjithe perberesit cdo dite ne guzhine.

Salce kosi

Me poshte perbersit per te pergatitur salce kosi per 4/5 persona

  • 400 gr kos ( jo i skremuar)
  • 2/3 luge gjelle vaj ulliri
  • 2 thelpinj hudher
  • 1 kastravec
  • 1 maje luge me koper. Une perdor rigonin ose edhe menten ndonjehere.
  • Pak kripe

Per te pergatitur salcen veproni ne kete menyre

  1. Para se te filloni pergatitjen e salces se kosit ju duhet te shikoni nese kosi eshte shume i lengeshem apo jo. Nese ju beni kosin ne shtepi duhet ta kulloni ate per gati 30 minuta qe te humbasi ujin e tepert. Nese e blini kosin mjafton te bleni vazot me kos ne te cilin specifikohet qe eshte kos grek. Ky lloj kosi prezantohet pak me i trash dhe jo shume i lengeshem dhe eshte ideal per te pergatitur salcen.
  2. Merni kosin e hidhni ne nje ene qelqi ose ne nje ene balte dhe si fillim e rregulloni me kripe sipas deshires. Dy mollza gishtash me kripe duhet te mjaftojne.
  3. Qeroni hudhrat dhe i grini holle me thike ose me thiken ne forme gjysem hene dhe e shotni tek kosi. Nese nuk e doni qe salca te jete shume e forte ne shije mund te perdorni lengun e hudhrave te shtypura.
  4. Grini kastravecin holle me rende pasi i keni hequr lekuren (mund te perdorni kastravecin edhe me lekure nese ajo nuk eshte e hidhur). Shjtoni edhe kastravecin tek kosi.
  5. Trazoni kosin me hudhrra dhe kastravec me nje luge. Shtoni vajin e ullirit dhe kopren e grire imet. Trazoni serisht te gjithe perbersit bashke.
  6. Salca e kosit eshte gati, mund ta sherbeni edhe ne kupa monoporcione per cdo person!

Ju befte mire!

Lini një Përgjigje

Menu Title
X