Salca Ragu

Salca ragu eshte nje salce tipike italiane, saktesisht me prejardhje nga qyteti i Bolonjes. Kjo salce eshte me baze mishi te grire dhe salce domate. Mishi i grire mund te jete i tipeve te ndryshem… varet se cili mish ju pelqen me shume. Mund te pergatisni salcen ragu me mish vici ose mish derri. Per kete lloj salce perdoren makarona te tipit tagliatelle te fresketa me veze pasi siperfaqja e ketyre makaronave eshte pak e vrazhde dhe e mban me shume sugon ose salcen sic i themi ne. Kur vendosni ne tavoline salcen ragu vendosni edhe djath te grire ne menyre qe kujt i pelqen mund te hedhin siper makaronave edhe djath te grire. Kjo lloj salce perdoret per te bere lazanja me beshamel dhe ragu.

salca-raguSalca Ragu

Per te pergatitur gati nje kg salce ragu ju duhen perberesit e meposhtem (kjo mase del nese keni ndermned te beni edhe nje tave lazanja):

  • 500gr mish i grire vici (ose derri)
  • 500gr salce domate te gateshme
  • 1 filxhan vaj ulliri
  • 1 qepe e madhe
  • 1 karrote e mesme
  • 1 dege selino
  • 1 gote uji me vere te kuqe
  • 2 thelpinj hudher
  • pak kripe
Per te pergatitur slacen ragu veproni ne menyren e meposhteme:
  1. Si fillim pergatisni perberesit, merni qepen e pastroni nga lekura dhe e prisni ne kubik te vegjel. Merni edhe selinone e lani ne uje te bollshem merni vetem kercellin dhe jo gjethet dhe e prisni si fillim per se gjati gjate gjithe deges dhe me pas terthorazi duke krijuar edhe me keto kubike te vegjel. Merni karroten e pastroni pak lekuren e siperme duke e gervishur me thike dhe me pas e prisni duke formuar kubike te vegjel.
  2. Merni nje tigan te bollshem ose nje tenxhere qe nuk ngjit, shtoni gjysmen e vajit te ullirit dhe e lini te nxehet pake. Nderkohe pastroni dy thelpinjte e hudhres dhe i shtypni me dore deri sa te cahen… i hidhni tek tigani me vaj dhe e lini deri sa ti japin shijen vajit. I menjanoni hudhrat me nje luge dhe i hidhni poshte.
  3. Me pas shtoni tek tenxherja mishin e grire dhe e lini te skuqet mire. Nje sekret eshte te trazoni sa me shume te jete e mundur mishin e grire duke e skuqur pasi vetem ne kete menyre behet i shrifet dhe ndahet mire duke formuar gati kokrriza mishi te njejta… kur mishi te kete mar ngjyre te embel kafe shtoni karrotat dhe me pas selinone dhe vazhdoni te skuqni gjithecka bashke.
  4. Kur te gjithe perbersit te jene skuqur shtoni veren e kuqe dhe trazoni serisht, kur vera te avulloj shtoni salcen e domates dhe e shplani enen e salces me nje gote plote me uje.
  5. Lereni salcen ragu te ziej ne flake te ulet per gati 45 minuta duke trazuar here pas here dhe duke shtaur pak uje nese avullon komplet. Sekreti i salces eshte pikerisht zjerja e ngadalte.
  6. Kur salca te kete avulluar ujin rregulloni me kripe dhe shtoni vajin e ullirit te ngelur dhe trazoni serisht.. e lini akoma 10-15 min ne zjarr te ngadalshem per te perfunduar zjerjen.
Salca eshte gati per tu perdorur ose ne makarona ose ne nje tepsi me lazanja! Mund te konservoni salcen ne frigorifer per gati 5 dite mbasi te jet ftohur dhe ta keni vendosur ne nje kupe qelqi me kapak!
Ju befte mire!

 

Lini një Përgjigje

Menu Title
X