Qofte me salce domate

Kjo receta eshte pak ndryshe nga receta e qofteve qe bejme gjithmone. Kete radhe do te shohim qofte me salce domate te pergatitura me mish pule. Kjo pjate perdoret si pjate e dyte. Qoftet me mish te grire pule jo vetem qe jane me pake kalorike por kane edhe nje shije pak me delikate. Qoftet nuk perdoren vetem te skuqura por edhe ne kete menyre duke eliminuar keshtu kolesterolin e teperm. Ne kete menyre ju mund te zhysni brenda edhe feta buke te thekura duke formuar keshtu nje pjate unike per dreke ose darke. Le te shohim me poshte se si te gatuajm kete recete.

qofte-me-salce-domnate

Per te pergatitur qofte me salce domate per 4 persona ju duhen:

  • 1kg mish pule pa kocka (psh. gjoksi i pules)
  • 1 qepe e bardhe
  • 1 veze
  • 1 filxhan kafeje me buke e grire
  • 1 kg domate per salce
  • 2 luge gjelle me vaj ulliri
  • kripe
  • pieper i zi
  • disa fleta borziloku te fresket
  • 2 thelpinj hudhre

Per te pergatitur qofte veproni ne lete menyre:

Loading...
  1. Merni nje tigan te madh dhe qe nuk ngjit dhe e vendosni ne zjarr me nje luge gjelle vaj ulliri dhe e lini te nxehet.
  2. Nderkohe pastroni qepen nga lekura dhe e prisni ne kubike te vegjel dhe e shtoni tek vaji per ta skuqur pake. Kur qepa te humbasi vellimin dhe te behet si trasparente e hiqni dhe e vendosni ne nje pjate dhe e lini te ftohet.
  3. Pastroni tiganin serisht dhe e vendosni prap ne zjarr me lugen tjeter me vaj ulliri dhe dy thelpinjte e hudhres te shtypura me dore dhe e lini serisht te nxehet.
  4. Nderkohe qe vaji nzehet, lani domatet dhe  grini ne rende dhe me pas i shtoni tek tigani duke hequr thelpinjte e hudhres pasi aromen e kane leshuar tek vaji. Ulni zjarrin dhe e lini domaten te ziej avash avash.
  5. Tashme mund te filloni me pergatitjen e qofteve; merni mishin e pules dhe e grini sa me imet te jete e mundur (e prisni me thike ne copa te vogla nese nuk keni grirese mishi).
  6. Merni nje tas dhe hidhni brenda mishin e pules, qepen e skuqur, pak kripe, pak piper, buken e grire dhe nje veze dhe punoni me duar masen deri sa te formoni nje si brum te njetrajteshem. E ndani brumin e qofteve ne topa te vegjel sa nje kumbull e rrumbullakte.
  7. Shtoni tek salca qoftet qe sapo formuat dhe i lini te ziejne sebashku me salcen e domates duke i rrotulluar here pas here ne menyre qe te piqen nga te gjitha anet. Ne 5 minutat e fundit shtoni gjethet e borzilokut qe do i japin pjates nje shije me verore. Qoftet jane gati kur te jene pjekur brenda dhe salca e domates te kete humbur ujin e tepert.

Sherbeni qoftet me salce domate me feta buke dhe ju befte mire!

 

Lini një Përgjigje