Plumcake me speca te kuqe

Kjo recete nisi pak si eksperiment pasi kisha 2 speca te kuqe te medha dhe doja te beja nje pajte pak te vecante dhe ndryshe nga te tjerat. Vendosa te provoj  te gatuaj serisht nje plumcake te kripur, saktesisht plumcake me speca te kuqe.

Plumcake me speca te kuqe

Per kete recete ju duhen perbersit e meposhtem:

  • 2 speca te kuqe te medha
  • 2 veze
  • 1 gote me leng mishi ose qumesht per nje shije me delikate
  • 150 gr miell
  • 4 luge me djath te grire kackavall
  • pak fryres per torta te kripura (maja)
  • kripe
  • piper i zi
  • 3 luge vaj luledjelli

Per te pergatitur plumcake te kripur me speca veponi si me poshte:

  1. Si fillim duhet te pergatisni specat. Une per tu hequr lekuren veproj ne kete menyre kur nuk kam shume kohe ne disposizion. Pasi i kemi lare dhe thare specat i pjekim mbi flake te sobes deri sa lekura te behet si e djegur. Mos kini merak se ne fakt speca nuk eshte e djegur por vetem lekura e saj.
  2. Pasi te keni pjekur specat nga te gjitha anet i fusni ne nje qeske dhe e mbyllni qesken ne menyre qe specat te djersitin brenda. I lini brenda ne qeske per gati cerek ore. Kjo ben te mundur heqen e kollajshme te lekures se specave. Mund te piqni specat edhe ne grill te sobes per gati 30min. 
  3. U hiqni lekuren specave me ndihmen e nje thike, u hqni bishtin dhe i pastroni nga farat qe kane brenda. Prisni fillimisht ne rripa per se gjati  specat dhe me pas ne kubik te vegjel.
  4. Merni nje tas dhe hidhni brenda dy vezet edhe lengun e mishit te ftohte (mund ta zevendesoni me qumesht lengun e mishit per nje shije me delikate). Rrihni bashke perbersit.
  5. Shtoni tek tasi si fillim miellin dhe pasi te keni trazuar, shtoni djathin e grire. Shtoni vajin dhe rrihni serisht masen. Rregulloni me kripe dhe piper te zi.
  6. Shtoni ne fund specat e grira dhe trazoni serisht. Pasi te lyeni me vaj stampen e plucake-ut hidhni brenda masen qe sapo pergatitet dhe e fusni ne furre ne 180°C per 35 minuta.
  7. Plumcake-u me speca te kuqe eshte gati, e sherbeni te prere ne feta te vaket.

Ju befte mire!

 

Lini një Përgjigje

Menu Title
X