Plumcake me arra dhe domate qershi

Ne kete recete do te shohim nje versjon te ri per te gatuar plumcake, te cilin e keni pare ose provuar si embelsire. Ne kete rast do te jete i kripur dhe mund ta perdorni si antipaste! Mund ta pergatisni edhe nje dite me pare dhe ta konservoni ne nje cante letre ose rrobe. Fetat e plumcake te kripur mund ti shoqeroni me sallam ose djath. Por mund ta prezantoni edhe si pjate te dyte (si torte te kripur) gjithmone duke e shoqeruar me sallam, proshute ose djath.

plumcake-me-arra-jubeftemire

plumcake-me-arra-dhe-domate-jubeftemire

Plumcake me arra dhe domate qershi

Per te pergatitur plumcake per 4-6 persona  ju duhen perbersit e meposhtem:

Loading...
  • 200gr miell i tipit 00
  • 200 qumesht
  • 1 qeske e vogel me fryres buke
  • 2 veze
  • 10 domate qershi (domate te thara dhe te konservuara ne vaj)
  • 50gr arra
  • 2 luge kafeje me vaj ulliri
  • pak kripe

Per te pergatitur plumcake-un ndiqni udhezimet e meposhteme dhe do te keni nje rezultat super

  1. Si fillim cani arrat dhe i pastroni, me pas i prisni ne copa te crregullta dhe pak te medha.
  2. Me pas merni nje tas dhe perzieni bashke miellin me majane pluhur (nese nuk e keni majane pluhur e shkrini ne pak uje te vaket dhe me pas e hidhni tek mielli).
  3. Ne nje ene tjeter rrihni vezet me vajin dhe qumeshtin ne temperature ambienti, shtoni domatet e thata qershi te prera ne copa te vogla (Keto domate i gjeni ne supermarket ne vazo qelqi te konservuara ne vaj, i kulloni nga vaji dhe me pas i prisni ne copa).
  4. Shtoni masen tek mielli dhe pasi ta keni rregulluar me kripe e trazoni me shpejtesi derisa masa te jete perzier ne menyre uniforme.
  5. Hidhni masen e plumcake ne nje tave qe te kete formen e tavave te bukes (si ne figure) dhe e piqni ne 180° per 30 minuta. Per te pare nese eshte pjekur fusni nje kruajtese dhembesh brenda dhe e hiqni; nese eshte e paster do te thote qe eshte pjekur, nese ngelet brum ngjitur do te thote qe duhet ta lini akoma te piqet.

Ju befte mire!

Lini një Përgjigje