Pilaf orizi ne furre me kofsha pule

Ne kete recete do te shohim si te pergatisim pilaf orizi ne furreme kofsha pule. Kjo recete eshte shume e mire kur e beni bashke me mish pule. Mund te perdorni kofsha pule, te gjitha pjeset e pules te prera me gjithe te brendeshmet si melcia, zemra dhe stomaku ose edhe zogj duke i lene ata te pa prere. Shija eshte veretet superlative. Mund te shoqeroni pilafin e orizit me kos.

 

 

Pilaf orizi ne furre me kofsha pule

Per te pergatitur nje tave te rrumbullakte per 5 persona ju duhen perbersit e meposhtem.

  • 10 kofsha pule (2 per cdo person)
  • 500 gr oriz
  • 2 luge vaj luledjelli
  • Kripë nje maje luge
  • Piper i zi (nese e pelqeni)

Per te pergatitur pilaf ne furre veproni ne kete menyre

  1. Si fillim pastroni kofshat e pulave qe mos te kene qime ne siperfaqe, mund ti perveloni siper flakes se ulet nje e nga nje. Me pas i shplani dhe i lini te kullojne ne nje kullenjese.
  2. Merni nje tigan dhe hidhni dy luge vaj e lini te nzehet dhe me pas kaurdisni kofshat e pules. Kur kofshat te kene mare nje ngjyre te embel shotni 1,5 l uje dhe i lini te ziejne per gati 30 minuta.
  3. Ne nje tigan tjeter kaurdisni orizin me nje luge vaj deri sa kokerrat e orizit te behen si ngjyre trasparente shtoni ne te lengun e mishit dhe trazoni. Fikeni zjarrin. Merni nje tave dhe shtoni orizin me leng ne tave.
  4. Vendosni siper kofshat e pules dhe e fusni taven me pilaf orizi dhe kofsha pule ne furre ne 180°. E lini taven per rreth 30/45 minuta ne furre deri sa mishi te marri ngjyre te bukur siper dhe orizi te ket thithur lengun e mishi.

E sherbeni taven te ngrohte. Ju befte mire

Lini një Përgjigje

Menu Title
X