Pica me domate qershi dhe djath kackavall

Pasi keni mesuar te beni mire brumin e picave si te receta qe gjeni ketu: Brumi baze per pica Ju mund te eksperimentoni te gjitha shijet qe mund tu vijne neper mend. Ne kete recete do te shohim si te pergatisim pica me domate qershi dhe djath kackavall. Keta dy perberes kombinohen teper mire me njeri tjetrin.

pica-me-domate-dhe-djath-kackavall

Pica me domate qershi dhe djath kackavall

Per te pergatitur 4 pica ju duhen keta perberes:

  • 500gr brum pice te pergatitur si tek receta e mepareshme
  • 500gr domate qershi
  • 100 gr djath kackavall
  • 200 gr salce domate e gateshme
  • 2 topa djathi mocarela
  • 2 luge vaj ulliri
  • pak rigon

Per te pergatiur picen veproni ne ketem menyre:

Loading...
  1. Pasi te ndani brumin ne 4 copa, formoni nje e nga nje picat me radhe. Kur nje pice te jete pothuajse gati filloni pergatisni tjeteren per ta futur ne furre.
  2. Hapni brumin deri sa te formoni nje disk gati sa nje pjate e sheshte.
  3. Hidhni siper dy tre luge me salce domate, gjysem mocarela te ndare ne kubike te vegjel dhe nje fill vaj ulliri siper dhe e vendosni ne furre per 7-8min.
  4. Mbasi e nzirrni picen nga zajrri i hidhni siper copa domatesh qershi te prera jo shume te vogla si dhe copa djathi kackavall te prera ne feta te vogla dhe te imeta si ne figure.
  5. Sperkateni siper me rigon dhe e sherbeni te ngrohte!

Ju befte mire!

 

Lini një Përgjigje