Peshk me patate

Ne kete recete do te shohim si te pergatisim peshk me patate ne furre, pjate e thjeshte dhe e lehte. Per te pergatitur kete recete duhet te keni letere alumin ne menyre te tille qe c’do porcion i peshkut me patate te jete i gatuar menjane dhe lengu i shekut te ngelet ne te. Per kete recete mund te perdorni peshk mesatar i cili mjafton per nje person dhe dhe jo peshq te medhenj te cilet ju duhet ti ndani ne copa.

peshk-me-patate

Per receten e peshkut me patate per 4 persona ju duhen:

Loading...
  • 4 peshq mesatar
  • 4 kokerra patate te mesme
  • nje dege me majdanoz te fresket
  • nje domate e fresket e kuqe
  • pak kripe
  • pak piper
  • leter almuin per te mbyllur brenda peshqit
  • vaj ulliri

Per te pergatitur peshk me patate veproni ne kete menyre:

  1. Merni peshkun dhe e pastroni nga barku si dhe nga luspat. U prisni kokat dhe i vendosni te ziejn me pag fare uje dhe kripe per te pergatitur pak leng. Trupin e peshkut e prisni per se gjati per te formuar dy feta simetrike (i ndani duke ndjekur ndarjen e barkut)
  2. Nderkohe pastroni patatet nga lekura dhe i xhysni ne nje tas me uje, me pas i prisni ne feta te holla rrumbullake dhe i kulloni.
  3. Merni letren alumin dhe e ndani ne 8 pjese ne te cilen eshte e mundur te vendosesh gjysem peshku si dhe patatet dhe pas te mbyllet siper duke lene ajer brenda dhe jo ta ngjisni siper perberesve.
  4. Merni nje leter alumin e hapni dhe sperkateni pak me vaj, vendosni siper gjysem peshku te sperkatur pak fare me kripe, hidhni siper disa feta patate (pak a shume feta te gjysem patate) dy feta domate te fresket dhe 3 luge gjelle me lengun e kokave qe pergatitet me pare. Veproni ne kete menyre per te gjithe gjysmat e peshqeve.
  5. Ne fund merni nje tave dhe vendosni te gjithe peshqit e mbyllur me leter alumin duke i lene te lire brenda dhe me ajer. I vendosni ne furre per 30min
  6. I sherbeni ne pjate ose edhe ne leteren e tyre duke e hapur pake. Do te shikoni se peshku do te jete i bute dhe po ashtu edhe patatet si dhe do te kete leng brenda. Mos harroni te shtoni pak majdanoz te prere holle siper dhe piper te zi nese u pelqen.

Ju befte mire!

Lini një Përgjigje