Pandispanje me sherbet

Ne kete recete do te shohim si te pergatisim pandispanje. Kjo embelsire perdoret jo vetem si baze per torta te ndryshme te cilat mund ti mbushni brenda me recel ose krem por edhe per ti veshur siper me cokollate ose krem dhe fruta. Por receta tradicionale shqiptare eshte ajo e pandispanjes se regjur ne sherbet te cilen vendosa te gatuaj sote meqenese eshte e diel. Per kete recete kam perdorur edhe niseshte pasi ben pandispanjen akoma me te shkrifet dhe te fryre. Per te pergatiur sherbetin mjafton te shikoni receten ketu: Receta per sherbet

Pandispanje
Pandispanje

Pandispanje

Per te pergatitur pandispanje per 8 persona ju duhen perberesit e meposhtem:

Loading...
  • 6 kokerra veze
  • 150 gr miell i tipit 00
  • 30 gr niseshte
  • 150 gr sheqer
  • pak vanilje nese deshironi

Ndiqni udhezimet e meposhteme per te pergatiur pandispanjen ne menyre te persosur.

  1. Merni dy tase pasi ne njerin duhet te pergatisni te verdhat e vezeve dhe tek tjetri te bardhat.
  2. Filloni te ndani te verdhat e vezeve ne nje tas dhe te bardhat tek tasi tjeter.
  3. Merni rrahesen e vezeve elektrike ose ate normalen dhe pasi te keni hedhur sheqerin tek vezet i rrihini deri sa sheqeri te shkrij plotesisht.
  4. Kur te verdhat e vezeve me sheqerin te jene bere gati si shkume me ngjyre me te hapur merni miellin dhe e shtoni duke e situr siper tasit, trazoni serisht masen dhe me pas shtoni niseshtene (edhe kete kur e shotni e hidhni ne fillim ne site dhe me pas e tundni siten mbi tas), trazoni masen serisht. Sita ben te mundur qe mielli dhe niseshteja kur e hidhni tek tasi nuk fomojne kokrriza.
  5. Kur te keni pergatitur masen e mepareshme filloni dhe rrihni te bardhat e vezeve me rrahese derisa te behen shkume dhe te qendroj tek tasi pa rene edhe nese ju e ktheni tasin anash vertikalisht.
  6. Ne kete moment shtoni masen qe pergatitet me te verdhat e vezeve tek te bardhat dhe trazoni serisht me dy pirunj nga larte poshte te dy masat deri sa te perziehen. Kujdes mos trazoni shume pasi te bardhat e vezeve humbasin vellimin… gjithmone duke trazuar nga larte poshte.
  7. Merni nje tepsi katrore ose te rrumbullakte dhe pasi ta keni lyer me vaj luledjelli hidhni siper masen e pandispanjes dhe e piqni ne furre te nzehur me pare ne 180° C per 35 minuta.
  8. Kur pandispanja te jete pjekur (perdorni gjithmone pjekjen me nje kruajtese dhembesh, nese e ngulni dhe e nzirrni nga pandispanja dhe kruajtesja eshte e paster ateher pandispanja eshte pjekur) e lini te ftohet ne menyre ambienti.
  9. Shtoni sherbetin ne temperature ambienti siper pandispanjes dhe e lini te regjet per 15-30 minuta. Shiko ketu receten per sherbetin e Pandispanjes: Receta per sherbet.

Ju befte mire!

Lini një Përgjigje