Oriz me erza dhe mish pule ne tigan

Ne kete recete do te shohim si te pergatisim oriz me erza dhe mish pune ne tigan. E nisa kete recete pak si eksperiment, por rezulatati doli vertet teper i mire! Kjo recete eshte e pershtatshme per ke i pelqen te provoj edhe shije te tjera. Shija nuk eshte tamam si orizi me mish pule i thjeshte, shija eshte shume e pasur jo vetem nga erzat e perdorura por edhe nga perbersit e tjere si rrushi i thate dhe arrat e pishave.

Oriz me erza dhe mish pule

Per te pergatitur oriz me erza per 8 persona ju duhen perbersit e meposhtem:

  • 350gr oriz i tipit basmati (orizi kokerr gjate)
  • 700kg mish pule (mundesisht pjesa e siperme e kofsheve si dhe krahe pule)
  • 1l leng mishi (mund te perdori koncentrat per te pergatitur lengun e mishit, per shembull 1 liter uje dhe nje “dado” per leng mishi)
  • 2 luge gjelle plot me stafidhe (rrush i that i zi)
  • 1 luge gjelle me arra pishe (me preference)
  • 1/2 luge  kafeje me shafran te Indisë
  • 1/2 luge kafeje me paprika
  • 1/2 luge kafeje me kanelle
  • 1 luge kafeje me kripe (e perdorni avash avash duke e provuar)
  • 2 luge gjelle me vaj ulliri
  • 2 thelpinj hudhre

Per te pergatitur oriz me erza dhe mish pule ne tigan veproni ne lete menyre:

Loading...
  1. Merni nje tigan te madh qe nuk ngjit (antiaderent), hidhni vajin e ullirit dhe e vendosni ne zjarr mesatar te nzehet, bashke me 2 thelpinj hudhre te pastruar nga lekura dhe me pas te shtypur me dore.
  2. Nderkohe qe vaji aromatizohet pastroni kofshet dhe krahet e pules nga lekura, i ndani ne racione dhe i shtoni tel tigani te skuqen. I ktheni copat e mishit nga te gjitha anet.
  3. Kur mishi eshte skuqur nga te gjitha anet eliminoni thelpinjte e hudhres nga tigani, dhe me pas shtoni lengun e mishit (ose ujin dhe dadon per leng mishi).
  4. Shtoni ne tigan rrushin e thate dhe arrat e pishes, shtoni erzat (shafranin, pariken dhe kanellen) dhe ne fund rregulloni me kripe.
  5. Lereni mishin te ziej tek lengu per gati 30 minuta.
  6. Shtoni tek tigani orizin dhe e lini te ziej sebashku me mishin per gati 15 minuta (shikoni kohen qe duhet per zierjen e orizit tek kutia ne te cilen e bleni). Nese lengu nuk mjafton mund te shtoni uje pak e nga pak.
  7. Trazoni orizin gjate kohes se zjerjes vetem 2/3 here. E provoni orizin, kur te kete zier plotesisht dhe ka thithur pothuajse te gjithe lengun e fikni zjarrin. Sherbeni pajten te vaket.

Ju befte mire!

 

Lini një Përgjigje