Njoki me karkaleca dhe domate

Sot do te shohim nje recete te shpejte dhe te mire. Per kete recete duhet te keni blere njoki te gateshem ose mund ti pergatisni edhe vete, karkaleca dhe domate te fresketa. Te gjithe keta perberes mund ti gjeni shume thjesht ne pazar. Per kete recete ju duhen me pak se 30minuta.

njoki-me-karkaleca-dhe-domate

Per te pergatitur njoki me karkaleca dhe domate per 4 persona ju duhen:

  • 1 pako njoki (500gr)
  • 2 domate te fresketa te kuqe
  • 500gr karkaleca te fresket
  • 1 dege majdanoz
  • 2 thelpinj hudher
  • 2 luge vaj ulliri
  • kripe

Per te pergatitur kete pjate ndiqni udhezimet e meposhteme:

  1. Vendosni ne zjarr nje tenxhere me uje dhe e ini te ziej me pak kripe.
  2. Nderkohe lani domatet dhe i prisni ne kubike te vegjel. Lani karkalecat ne uje te bollshem pa i demtuar (i lini me gjithe koke dhe veshje).
  3. Merni nje tigan te madh dhe hidhni 2 luge gjelle me vaj ulliri dhe dy thelpinjte e hudhres te qeruar dhe i lini te skuqen.
  4. Pasi hudhra te marri ngjyre kafe e hiqni nga tigani dhe e hidhni poshte, shtoni domatet e prera kubike dhe i kaurdisni.
  5. Hidhni njokit ne ujin qe vendoset ne zjarr me pare i cili ka marre vale dhe i lini te ziejne sebashku.
  6. Shtoni tek tigani karkalecat dhe i kaurdisni sebashku, kujdes si domatet edhe karkalecat duhet te rrine pak ne zjarr pasi domatet nuk duhet te behen salce dhe te humbasin formen e tyre, ndersa karkalecat kane nevoj per 5 minuta pjekje dhe jo me shume.
  7. Kur njokit te shfaqen ne siperfaqe te tenxheres do te thote qe jane gati, i kulloni me kullenjse makaronash dhe i shtoni tek tigani.
  8. Trazoni njokit me karkalecat dhe domatet sebashku, shtoni pak majdanoz te grire holle dhe sherbeni pjaten ne nzehte.

Ju befte mire!

 

 

Lini një Përgjigje

Menu Title
X