Mish me leng

Nese doni te gatuani ne menyre pak me ndryshe mishin ju keshilloj kete recete e cila eshte jo vetem e thjeshte por edhe elegante per te pritur miq. Nuk do te thote qe nje pjate te jete shume e elaboruar per te qene e shijeshme. Ju mund te pergatisni mish me leng dhe me pas ta sherbeni me salca te ndryshem qe i gjeni te gateshme ose mund ti pergatisni vete ne shtepine tuaj. Megjithate salca numer nje per kete pjate eshte salca jeshile… receten e se ciles e gjeni ketu: Salce Jeshile Per kete recete nuk duhet te lodheni aspak… mund te beni gjera te tjera nderkohe qe mishi zjen.

mish-me-leng-ju-befte-mire

Mish me leng

Per te pergtitur mish me leng per 4-5 persona ju duhet:

  • 1kg mish vici c’fare pjese te doni
  • 1 karrote
  • 2 patate
  • 1 dege selino
  • 1 qepe
  • kripe

Me poshte udhezimet per te pergatitur mishin me leng:

Loading...
  1. Merni nje tenxhere te bollshme dhe e vendosni ne zjarr me 2 litra uje
  2. Nderkohe pastroni karroten, selinone, patatet dhe qepen. Pasi i keni shplare keto te fundit i hidhni ashtu sic jane ne tenxhere pa i prere fare.
  3. Merni mishin dhe e prisni ne copa sipas deshires, mund te hidhni brenda te gjitha pjeset e mishit qe mund te keni dhe jo vetem tule.
  4. I lini te gjitha te ziejne sebashku ne flake shume te ulet per gati dy ore. Kur mishi te jete pothuajse gati rregulloni me kripe dhe e lini te ziej per akom 10-15 min. Menjanoni perimet te cilat mund ti sherbeni menjane me pak vaj ulliri siper.
  5. Hidhni te gjitha copat e mishit ne nje tave edhe pak leng dhe e vendosni ne tryeze bashke me salca te ndryshme qe mund te keni ne disposicion. Por mos lini te mungoj salca jeshile qe eshte salca me e preferuar. Mishin mund ta presin te gjithe vete ne copa te holla dhe siper ta lyejn me salcat. Shoqeroni pjaten me vere te kuqe.

Ju befte mire!

 

Lini një Përgjigje