Makarona me salce pesto dhe domate qershi

Ne kete recete do te shohim si te pergatisim makarona me salce pesto dhe domate qershi. Une kam perdorur makaronat e tipit farfalle (flutura) te ciliat jane ideale per salcen pesto pasi ngelet neper format e tyre. Domatet qershi perdoren direkt te gjalla pa asnje lloj pjekje. Kjo recete per makarona eshte teper e shpejte, sidomos kur salcen pesto e keni pergatitur me pare. Receten per salcen pesto e gjeni ketu: Salce pesto

Per te pergatitur makarona me salce pesto per 4 persona ju duhen:

  • 320 gr makarona farfalle
  • 80 gr salce pesto te pergatitur me pare
  • 20 gr domate qershi
  • kripe sipas deshires
  • 2 luge vaj ulliri

Veproni ne kete menyre per te pergatitur makaronat

  1. Vendosni ne zjarr te mesem nje tenxhere me uje dhe e rregulloni me kripe sipas deshires. Un perdor 1 luge kafeje me maj per te kriposur gati 2,5 litra uje.
  2. Kur uji te mari val hidhni brenda makaronat, lexoni tek kutija e tyre per sa minuta duhet te ziejne.
  3. Nderkohe qe makaronat zjejne vendosni ne zjarr nje tigan, shtoni vajin e ullirit.
  4. Kur vaji te jete ngorhur, shtoni salcen pesto qe keni pergatitur me pare, dhe dy luge gjelle nga uji i makaronave.
  5. Lani dhe pastroni domatet qershi, i ndani ne 4 pjese per se gjati dhe i hidhni brenda tek salca ne momentin qe makaronat jane gati.
  6. I kulloni makaronat dhe i hidhni brenda tek tigani me salce pesto dhe domate. I trazoni me kujdes dhe i sherbeni sapo te hequra nga zjarri.
  7. Mund te sherbeni makaronat ne nje pjate te mbuluar me pare me gjthe sallate jeshile.

Ju befte mire!

Lini një Përgjigje

Menu Title
X