Makarona me kallamar dhe domate te vogla

Ne kete recete do te shohim si te pergatisim makarona me kallamar dhe domate te vogla (te njohura edhe me emrin domate qershi). Makaronat qe kam perdorur jane te tipit paccheri, ju mund te perdorni edhe ndonje lloj tjeter makaronash disa prej te cilave i gjeni ketu: disa tipe makaronash. Kjo pjate eshte teper e thjeshte per tu pergatitur dhe shume e shpjete.

Makarona me kallamar dhe domate qershi

Makarona me kallamr dhe domate qershi

Per te gatuar makarona me kallamar dhe domate per 4 persona ju duhen perbersit e meposhtem

Loading...
  • 360gr makarona paccheri
  • 500gr kallamr te pastruar
  • 3 thelpinj hudher
  • 4 luge gjelle vaj ulliri
  • 4 luge gjelle vere e bardhe
  • 8 domate te vogla (domate qershi)
  • 1 dege majdanoz i fresket
  • kirpe me preference
  • piper i kuq (me preference)

Per te pergatitur makarona me kallamar veproni ne kete menyre.

  1. Pastroni kallamaret duke u hequr koken si dhe tentakujt, hiqni pjesen si kocke qe ndodhet breda trupit te kallamarit. E hapni trupin e kallamarit me nje thike, i hiqni cipen si plastike dhe me pas i shplani me uje te bollshem. I prisni ne copa te medhaja.
  2. Vendosni nje tenxhere me uje dhe kripe te ziej. Nderkohe qe uji zjen merni nje tigan qe nuk ngjit (antiaderent), hidhni brenda vajin dhe 2 thelpinj te hudhrave qe keni ne disposizion dhe qe i keni  shtypur me dore.
  3. Kur vaji te jete aromantizuar nga hudhra i menjanoni thelpinjte, shtoni kallamret ne tigan dhe i lini te skuqen per gati 4minuta.
  4. Shtoni tek tigani 4 luge me vere te bardhe dhe e lini te avulloj dhe me pas e fikni zjarrin.
  5. Ne kete moment hidhni makaronat te ziejne.
  6. Merni nje tjeter tigan, shtoni 2 luget e tjera te vajit, 2 thelpinjte e hudhres qe ngelen te cilat i keni pastruar dhe i keni grire imet. Lereni vajin te aromantizojet.
  7. Shtoni tek tigani i dyte domatet e lara dhe te prera ne feta (cdo domate e ndani ne dysh ose ne 4 pjese te barabarta) rregulloni me kripe. I skuqni domatet per vetem 5 minuta.
  8. Kulloni makaronat dhe i shtoni tek tigani me domate, shtoni kallamaret siper dhe i trazoni per nje minut tjeter ne zjarr te mesem.
  9. Sherbeni makaronat direkt duke i dekoruar siper me majdanoz te grire imet.

Ju befte mire!

Lini një Përgjigje