Limoncello

Nje ide shume e mire per te perdorur lekurat limonave eshte ajo e perdorimit te tyre per te pergatitur pijen Limoncello. Kjo pije ka origjine italiane, saktesisht te zones se bregdetit te Amalfi-it ku rriten shume limona me ere te kendeshme dhe shije shume here me te mire sesa te gjithe limonat qe mund te keni provuar. Kjo pije perdoret mbas buke pasi e keni pire edhe kafene! Kjo recete eshte shume e thjeshte… e vetmja gje e veshtire eshte pritja, pasi duhet te prisni gati 15 dite qe pija te jete gati. Duhet sherbyer gjithmone i ftohte!!

pija-limoncello-jubeftemire

Limoncello

Per te pergatitur gati 2,5 l pije limoncello ju duhen:

Loading...
  • 1l alcool ushqimor 90°
  • 10 limona te mesem
  • 1,5l uje
  • 700gr sheqer

Per te pergatitur limoncello ne shtepine tuaj veproni ne kete menyre:

  1. Merni limonat dhe i lani mire dhe me pas i thani me nje pecete rrobe.
  2. Merni nje thike dhe qeroni sa me holle lekuren e limonit dhe e vendosni menjane (mundohuni mos te merni pjesen e barde por vetem pjesen e verdhe).
  3. Kur te keni mbaruar se qeruari te gjithe limonat merni nje ene qelqi me gryke te gjere ( te pakten 1 litershe) dhe me kapak per ta mbyllur hermetikisht.
  4. Hidhni brenda lekurat e limonit dhe shtoni litrin e alcoolit perzieni dhe mbyllni enen me kapak dhe e lini ne nje vend te thate dhe te erret per 15 dite.
  5. Mbas 15 ditesh alcooli do te kete marr ngjyren e duhur te verdhe te limonave dhe eshte gati per te pergatitur limoncellon.
  6. Merni nje tenxhere dhe hidhni brenda 1,5l uje dhe 700gr sheqer dhe trazoni deri sa sheqeri te tretet.
  7. Vendosni tenxheren ne zjarr dhe e lini deri sa te marri vale (e lini vetem 5 minuta te ziej). Hiqni tenxheren nga zjarri dhe e lini te ftohet ne temperature ambienti.
  8. Shtoni tek tenxherja alcoolin duke e kulluar me nje kullenjse (vendosni nje pecete tek kullnjesja) per te shmangur lekurat e limonit.
  9. Trazoni mire pijen e limoncellos qe sapo pergatitet. Pasi te kqni trazuar mire te gjithe masen me ndihmen e nje hinke e hidhni limoncellon neper shishe dhe i mbyllni me tap per ti konservuar.
  10. Vendosni shishet ne frigorifer dhe sheberni pijen limoncello te ftohte.

Ju befte mire!

Lini një Përgjigje