Limonate me lime molle dhe menderz

Ne kete dite vape nje ide shume e mire per tu freskuar eshte te pergatitesh nje limonate me lime molle dhe menderz. Shume e thjeshte dhe e mire, por mbi te gjitha heq etjen. Nese nuk keni lime mund te perdorni limona.

limonate-ju-beftemire

Per te pergatitur dy litera limonate ju duhen:

  • 4 lime (ose 3 limona)
  • 2 molle jeshile
  • 1 dege me menderz te fresket
  • 2 l uje
  • 8 luge gjelle me sheqer

Per te pergatitur pijen veproni ne kete menyre:

  1. Ne nje ene qelqi te hapur (vazo ose kabash) hidhni ujin dhe me pas sheqerin dhe e trazoni mire deri sa te shkrij plotesisht.
  2. Merni mollet dhe pasi i keni lare mire i prisni ne dysh dhe i pastroni nga farat dhe bishti dhe me pas formoni thela te vogla per se gjati dhe i hidhni brenda tek ena ku keni ujin me sheqer.
  3. Merni 3 lime dhe pasi i keni lare i ndani pergjysme dhe i shtrydhni forte brenda tek uji, lime e fundit e prisni ne rrathe me gjithe lekure dhe i hidhni brenda tek limonata.
  4. Ne fund merni menderzen e shplani dhe shkeputni gjethet nje e nga nje dhe i hidhni edhe ato brenda. E lini limonaten ne frigorifer per 1 ose 2 ore dhe e sherbeni.

E sherbeni limonaten me kube akulli dhe me gjithe copat e molles dhe te lime dhe gjethet e menderzes brenda! Ju befte mire!

 

Lini një Përgjigje

Menu Title
X