Liko me limona

Ne kete recete do te shohim si te gatuajme liko me limona. Kete recete vendosa ta beja pasi pergatita fazen e pare te pijes limoncello (per te cilen duhet vetem cipa e lekures se limonave). Keshtu qe mora limonat dhe i preva ne thela dhe u shtrydha lengun i cili nuk hyne ne pune kur pergatisim likone me limona.

liko-me-limona-jubeftemire

Per kete recete duhen:

  • 10 limona
  • kruajtese dhembesh per te lidhur limonat
  • 700gr sheqer

Veproni ne kete menyre:

Loading...
  1. Merni limonat dhe i prisni ne 8 thela si ne figuren me siper.
  2. Pasi i keni shtyrdhur thelat e limonit (deri sa tu dale komplet lengu, te cilin mund ta mbani ne frigorifer per receta te tjera) merni kruajteset e dhembeve dhe pasi keni rrotulluar thelen e limonit rreth vetes vendosni ne te kruajtesen. Ne kete menyre ju jepni nje forem te kendeshme lekurave te limonit.
  3. Merni nje tas dhe e mbushni me uje dhe i hidhni te gjitha lekurat e limonit qe rrine brenda. Ky proces ben te mundur heqjen e hidherimit te lekurave te limonit. Perserisni procesin e limonave per nje dite (4 here pak a shume).
  4. Merni nje tenxhere qe nuk ngjit dhe hidhni brenda lekurat e limonave, 1,5l uje si dhe sheqerin dhe i lini te ziejne ne zjarr te mesem deri sa sherbeti te trashet dhe limonat te ken humbur vellimin dhe te jene bere trasparent.
  5. I lini te ftohen dhe i hiqni kruajteset e dhembeve nga limonat, vendosni likone ne vazo qelqi dhe e konservoni  ke frigorifer.

Ju befte mire!

 

Lini një Përgjigje