Kunguj te mbushur me mish te grire

Per te gatuar kunguj te mbushur me mish te grire e para gje qe duhet te beni eshte te blini perberesit, sidomos zgjedhja e kungullit eshte e rendesishme, duhet te jene te njome si dhe te rrumbullakte dhe jo te gjate. Me kunguj te rrumbullakte ju mund te formoni si shporta dhe ti mbushni me mishin e grire. Per kete recete per 4 persona mjafton te blini 4 kunguj te rrumbullakte dhe 300 gr mish te grire.

kunguj-te-mbushur-me-mish

Per receten ju duhen:

Loading...
  •  300gr mish i grire derri
  • 1 qepe
  • 1 gote vere e bardhe
  • 4 kunguj te rrumbullakte
  • piper i zi
  • kripe
  • buke e grire
  • 2 luge vaj luledjelli

Per te pergatitur kungujt e mbushur me mish veproni ne kete menyre:

  1. Merni tiganin qe nuk ngjit dhe e vendosni ne zjarr me nje luge vaj luledelli dhe e lini te nxehet.
  2. Nderkohe pastroni qepen dhe e prisini ne kubike te vegjel dhe e shtoni tek tigani duke e skuqur dalengadale.
  3. Shtoni mishin e grire tek tigani dhe vazhdoni skuqen akoma deri sa mishi te humbasi lengjet e tij.
  4. Shtoni ne kete faze goten me vere te bardhe (ose nje gote uje nese nuk keni) rregulloni me kripe dhe piper dhe e lini mishin qe te ziej bashke me veren deri sa lengu te avulloj plotesisht.
  5. Ne fazen kur mishi piqet ju meruni me pastrimin e kungullit ne kete menyre. I lani dhe i prisni ne dy pjese, vendosni nje tenxhere me uje me pak kripe te ziej dhe i hidhni kungujt te ziejne per vetem 8 min. I nzirrni nga uji i nxehte kungujt dhe me ndihmen e nje luge hiqni brumin e kungullit duke formuar si gropa.
  6. Do te keni formuar gjithesej 8 shporta si ne figure. (Brumin e kungullit mund ta perdorni per te pergatitur supe te lengeshme me kungull.) I mbushni shportat me mishin e grire dhe i sperkatni me buke te grire siper.
  7. Merni nje tepsi dhe e lyeni me pak vaj, sistemoni kungujt e mbushur me mish ne te dhe e vendosni ne furre te nxehur me pare ne 180°C per gati gjysem ore.

Kungujt e mbushur me mish te grire jane gati, mund ta shoqeroni me nje gote vere te kuqe dhe salce kosi. Ju befte mire!

Lini një Përgjigje