Krepa te kripura me shparg dhe djath

Ne kete recete do te shohim si te pergatisim krepa te kripura dhe te mbushura me shparg  (asparg). Ketu po u sjell receten per 4 krepa te kripur por nese deshironi me shume mjafton te shtoni masat duke ruajtur proporcionet. Kjo recete mund te perdoret si antipaste por edhe si pjate e dyte.Shparget i gjeni te fresket ne pazar ose supermarket dhe jane shume te mire per shendetin.

krepa-me-argjinare

Krepa te kripura me shparg dhe djath

Per brumin e krepave ju duhen:

  • 2 veze
  • 250ml qumesht
  • 125 gr miell te tipit 00
  • 30gr gjalp
  • pak kirpe

Per mbushjen ju duhet:

  • 200gr  shparg (asparag)
  • 100gr gjize
  • 50gr djath kackavall i grire
  • pak kripe
  • pak piper

Per dekorin ju duhet:

  • 200ml qumesht
  • 100gr djath kackavall
  • majat e shpargeve qe do i keni hequr menjane
  • fije preshi te prere holle ose spango kuxhine

Per te pergatitur krepa te kripura me argjinare veproni si me poshte:

Loading...
  1. Si fillim pergatisni bazen e krepave. Merni gjalpin dhe e shkrini ne nje ene dhe e lini te ftohet. Hidhni te gjithe perbersit ne nje mixer pervec gjalpit qe shkrite me pare dhe e ndizni mixerin. Nese nuk  keni mixer mund ti rrihni me nje rrahese vezesh. Ne fund shtoni gjalpin e shkrire tashme ne temperature ambienti dhe rrihni serisht. E lini masen te shplodhet per nje ore.
  2. Nderkohe pastroni argjinaret dhe pasi ti keni shplare ne uje te bollshem i vendosni te ziejn per gati 10 minuta (nese i beni ne avull eshte me mire) por mund edhe ti zieni ne nje tenxhere me uje me pak kripe.  I lini majat e shpargeve menjane per dekor.
  3. Merni shparget pa maja dhe i hidhni ne mixer bashke me nje fill uje dhe i grini imet. Nese nuk keni mixer mund ti grini sa me holle me thike. Shtoni tek masa gjizen, djathin kackavall te grire pak kripe dhe piper dhe trazoni. Kjo eshte mbushja qe do te perdorni per te mbushur krepat.
  4. Tashme jeni gati te hapni bazen e krepave ose ne nje tigan te gjere ose ne nje baze apostafat per te bere krepa te embel ose te kripur. Para se te filloni kete proces vendosni ne zjarr qumeshtin dhe djtahin kackavall qe te shkrij per te perfundur dekorin.
  5. Nderkohe qe qumeshti me djathin kackavall ziejne ne zjarr te ulet per te pergatitur kremin qe do u hidhni krepave siper merni tiganin dhe me nje kartepecete e lyeni me vaj. Vendsoni tiganin ne xjarr te mesem dhe shtoni 1/4 e mases se brumit baze per krepa, e hapni mire ne te gjithe siperfaqen e tiganit dhe e lini sa te mar pak ngjyre, e ktheni bazen e krepave ne anen tjeter me ndihmen e nje thike dhe e lini te piqet edhe ne kete krah.
  6. Kur baza e krepave te jete gati e vendosni ne nje pjate ku do e sherbeni, hidhni brenda 1/4 e mases se mbushjes qe pergatitet me pare me sharge dhe gjize dhe e mbyllni krepn si ne figure me ndihmen e nje fije preshi te prere sa me holle (ose me nje spango kuxhine) .
  7. Shtoni siper krepes 1/4 e kremit qe pergatitet me qumesht dhe djath kackavall deri sa baza e pajtes te mbulohet, vendosni majat e shpargeve qe vendoset menjane per dekor dhe pjata eshte gati.

Ju befte mire 

 

Lini një Përgjigje