Krepa me veze djath dhe proshute

Ne kete recete do te shohim krepa me veze te mbushur brenda me djath dhe proshute. Kjo recete eshte pak ndryshe nga te tjerat pasi baza e krepave behet me veze dhe jo me miell. Nje menyre tjeter per te bere nje gatim te shpejte dhe te mire. Kjo eshte nje recete klasike per ke nuk do te humbas shume ore ne kuxhine por do te bej pjata te mira dhe te shijeshme.

krepa-me-veze-djath-dhe-proshute

Per kete recete ju duhen:

  • 6 veze
  • 12 feta djathi sotilette
  • 12 feta proshute
  • pak djath i grire kackavall
  • 1 vazo salce domatesh
  • kripe

Per te pergatitur receten ndiqni hapat e meposhteme:

  1. Merni nje tas dhe hidhni vezet dhe e rregulloni me pak kripe masen dhe me pas i rrihni me nje pirun.
  2. Merni nje tigan qe nuk ngjit dhe hidhni pak vaj dhe prisni te nzehet pake, me pas filloni te krijoni krepat me veze (nuk eshte gje tjeter vecse pak veze e rrahur te cilen e hapni si pete ne tigan dhe e skuqni nga te dyja anet). Do te keni pak a shume 12 pete (ose krepa) te formuar me veze.
  3. I merni fletet me veze qe pergatitet me pare di i mbushni me nga nje fete djath sotilette dhe nje fete proshute dhe i rrotulloni rreth vetes.
  4. Sistemoni krepat me veze ne nje tepsi, hidhni salcen e domates siper dhe sperkateni me djathin kackavall siper dhe i fusni te piqen per 10 min te tjera ne furre.

Sherbeni krepat te ngrohte! Ju befte mire.

Lini një Përgjigje

Menu Title
X