Krem karamel receta tradizionale

Ne kete recete do te shohim si te pergatisim krem karamel, nje embelsire shume e thjeshte dhe me pak perberes qe ne pergjithesi i kemi te gjithe ne shtepi ne cdo moment. Kjo eshte receta baze per te pergatiur krem karamel -in por egzistojne edhe shume versjone te tjera qe e modifikojne sadopak per ti dhene nje shije ndryshe. Nese keni ndermned te pergatisni kete desert e vetmja gje qe duhet te dini eshte se duhet te keni ne dispozicion gati 2 ore pasi pjekja e krem karamelit eshte pak e gjate, gati nje ore e gjysem, ne furre me temperature te ulet. Pjekja behet ne banjo maria (dmth ne nje tave te mbushur me uje ne te cilen vendosni brenda  ose nje tave ne te cilen keni pergatitur embelsiren ose tase te vogla me krem karamel). Personalisht kam perdorur kupa qelqi monoporcion ne te cilat mund te konsumohet direkt kremi i karamelit ose mund te permbysen ne nje pjate ne te cilen ngelet forma e kupes.

 

Krem karamel

Per te pergatitur kete embeslire te thjeste per 8 persona ju duhen perbersit e meposhtem

Per kremin:

  • 1 l qumesht
  • 110gr sheqer
  • 5 veze (3 te plota dhe 2 te verdha)
  • 1 dege vanilje ose nje qese e vogel me pluhur vanilje
  • 8 kupa ose nje tepsi te rrumbullakte

Per karamelin

  • 150 gr sheqer
  • 5 pika leng limoni
  1. Per te pergatiut krem karamel ne kuxhinen tuaj veproni ne kete menyre.
  2. Ndizni furren ne 150° para se te filloni pergatitjen e embelsires. Me pas erni nje tenxhere dhe hidhni qumeshtin dhe vaniljen dhe e vendosni ne zjarr te ulet deri sa te vaket. Kur fusni gishtin brenda qumeshti nuk duhet te te djegi por te jete i ngrohte. E lini menjane nese e keni nzehur me shume sec duhet.
  3. Nderkohe ne nje tigan antiaderent (qe nuk ngjit) hidhni sheqerin e karamelit dhe lengun e limonit. E trazoni here pas here deri sa te mari ngjyre te kuqerremte dhe te jete i lengshem. Kujdes sheqeri nuk duhet te behet shume i erret pasi shija behet e hidhur.
  4. Kur sheqeri te jet gati e hidhi ose tek kupat ose ne nje tepsi ne te cilen doni te beni kremin e karamelit. Une kam perdorrur kupat. Do te vini re se karameli do te ngri komplet por mos kini merak gjate pjekjes do te trasformohet serisht ne lengun e karamelizuar.
  5. Merni vezet i hidhni ne nje tas, 3 vezet e plota dhe dy te verdha te tjera, i trazoni me nje rrahese vezesh por jo shume forte pasi nuk duhet te krijohet shkume, shtoni sheqerin dhe trazoni serish. Gjithmone me lehtesi duke e rrotulluar masen dhe jo nga larte poshte pasi nuk duhet te krijohen flluska ajri ne te.
  6. Shtoni vezet me shqer tek qumeshti duke trazuar shpejte e shpejte. Kujdes e kontrolloni temperaturen e qumeshtit pasi nese ai eshte shume i nzehte vezet do te mpiksen dhe do te prishni embesliren. Qumeshti duhet te jete sa me i vaket te jete e mundur.
  7. Shtoni qumeshtin tek ena ku hodhet sheqerin e karamelizuar. Vendosni tespine me krem karamel ose kupat brenda nje tepsie me te madhe dhe me pas e mbushni me uje. Uji dueht te harri te pakten deri tek gjysma e enes ku keni kremin ekaramelit.
  8. Vendosni embelsiren ne furre dhe e piqni ne 150° per 1 ore e gjysem. Hiqni kremin e karamelit nga furri…. kujdes nga uji i nzhete. E lini te ftohet ne temperature ambienti dhe me pas e vendosni ne frigorifer per te pakte 2 ore.
  9. Sherbeni kremi e karamelit ose tek kupat monoporcion ose duke i permbysur ne cdo pjate.

Ju befte mire!

 

Lini një Përgjigje

Menu Title
X