Keku Engjell – receta e tortes amerikane

Keku Engjell eshte nje torte famoze amerikane dhe mban kete emer per butesine dhe lehtesine e brumit. Per karakteristiken e lehtesiste dhe butesiste se tij mer emrin si ushqimi i engjejve. Nje cilesi e vecente e ketij lloj keku eshte pakesia e perbersve, pasi duhen vetem te bardha vezesh, miell, maja per embelsira si dhe sheqer. Pjekja e kekut engjell behet brenda nje forme te rrumbullakte si cilinder i larte dhe me vrim ne mes, forma e bazes stakohet nga anet dhe ben te mundur heqen e kekut nga forma me me shume lehtesi. Keku engjell shoqerohet me krem ose edhe me marmalata te ndryshme si dhe me fruta te fresketa.

Keku Engjell

Per te pergatitur kek Engjell per 8 persona ju duhen perbersit e meposhtem

  • 160gr Miell i tipit 00
  • 12 te bardha vezesh
  • 270gr sheqer
  • 6gr maja embelsirash (Cremor Tartaro)
  • 4gr kripe
  • 1gr vanilje pluhur
  • 1gr leng bajamesh (nese nuk keni e zvendesoni me disa bajame te pastruara dhe te grira pluhur)

Per te pergatitur kekun Engjell veproni si me poshte:

  1. Ne nje tas qelqi hidhni te bardhat e vezeve, te verdhat e vezeve mund ti perdorni per te pergatitur krem pasticerie, e xhysni tasin e qelqit ne nje tenxhere me pak uje dhe e vendonsi ne zjarr te ulet. Uji duhet te harri pak a shume temperaturen 45°C.
  2. Nderkohe qe te bardhat e vezeve ngrohen ne banjo maria per te arritur temperaturen i trazoni me rrahse vezesh avash avash. Kur temperatura arrin 45°C e hiqni tasin e qelqit nga banjo maria dhe i rrihni me rrahese elektrike. Kur masa e te bardhave te vezeve te behet e bardhe shtoni nhe pjese te sheqerit pak a shume 200gr, shtoni pluhurin ose lengun e bajameve dhe trazoni avash.
  3. Shtoni me pas majane e embelsires dhe me pas vaniljen. Rrihni serisht derisa masa te jete bere shume e bardhe dhe si shkume e ngrire. Fikni rrahesen e vezeve shtoni pjesen e sheqerit qe ngeli menjane si dhe kripen dhe trazoni nga larte poshte qe masa mos te humbasi vellimin.
  4. Shtoni masen tek forma e pjekjes pa e lyer me asgje. E mbushni masen me pergatitjen e embelsires dhe e sheshoni siperfaqen me ndihmen e nje thike ose luge.
  5. Piqni kekun engjell ne 190° per gati 30  minuta. E shikone nese eshte pjekur me ndihmen e nje kruajtese dhembesh, nese e fusni brenda te masa dhe del i thate ateher keku eshte gati. E lini te ftohet plotesisht dhe me pas me ndimen e nje thike e hiqni nga forma ne te cilen e poqet.

E sherbeni me recel, krem, panna si edhe fruta te fresketa. Ju befte mire!

Loading...

 

Lini një Përgjigje