Kek me banane

Ne kete recete do te shohim si te pergatisim kek me  banane.  Keku me banane paraqitet si nje embelsire e thjeshte dhe shume praktike  per tu gatuar. Keku me banane ka nje karakteristike pasi mer nje ngjyre shume te bukur si brenda edhe jashte por ka edhe nje shije te vecante.

kek-me-banane
Nje thele kek me banane

Kek me banane

Per te pergatitur kek me banane per 6-8 persona ju duhen:

Loading...
  • 200gr miell
  • 125 gr kos
  • 100 ml vaj ulliri
  • 2 banane mesatare te pjekura
  • 3 veze
  • 100 gr sheqer ,
  • nje maje luge kafeje fryres per embelsira ose sode buke
  •  pak krip sa marin majat e gishtave

Per te pergatitur kekun veproni si me poshte:

  1. Si fillim ndizni furren 180°C dhe e lini te nxehet.
  2. Ne nje ene te thelle hidhni vezet dhe sheqerin duke i punuar me rrafesen e vezeve dhe direkt me pas shtoni edhe kosin.
  3. Filloni te sitni miellin te perzier me soden siper vezeve qe rrahet me pare por nga ky moment beni rrahjen nga posht lart derisa masa te behet homogjene.
  4. Merni bananet u hiqni lekuren dhe me nje luge druri i beni si  brume, i shtoni tek perzierja qe pergatitet me pare.
  5. Merni masen e kekut qe e pasi e keni punuar ne menyre te njetrajtshme dhe e hidhni ne tepsi te lyer me pare me vaj dhe e fusni ne  furre per  45 minuta.
  6. Hiqni nga furra kekun me banane dhe e sperkateni me sheqer pluhur.

Keku juaj ashte gati,  ju befte mire!

Lini një Përgjigje