Kek me arra

Sote do te shohim receten e kekut me arra. Per te gatuar kek me arra nuk duhet shume eksperience ne kuxhine pasi eshte nje recete teper e thjeshte dhe e lehte. Kur jemi ne hapat e para te kuxhines keku eshte nje nga embelsirat e para qe mund te gatuajme dhe te kemi nje rezultat teper te mire. Kur vendosni te beni kek me arra ateher do te keni nje version akoma me te mire te kekut i cili do te kete akoma me shume shije faleminderit arrave.

kek-me-arra-jubeftemire kek-me-arra

Per te bere nje kek me arra per 8 persona ne nje tepsi te rrumbullakte ju duhen:

Loading...
  • 250gr miell i tipit 00
  • 100gr arra te qeruara
  • 2 veze
  • 4 luge gjelle me sheqer
  • 10 luge gjelle uje
  • fryres embelsirash me vanilje
  • 1 luge me gjalp te shkrire
  • 1 cokollate te vogel ose nje luge kakao

Per te pergatitur kek me arra veproni ne kete menyre:

  1. Pastroni arrat dhe i grini me thike ne copa te vogla.
  2. Merni cokollaten dhe e grini holle ne rende ose me nje thike, nese nuk keni cokollate mund te perdorni kakao pluhur (Kete pike mund ta evitoni nese nuk keni keta dy perberes, perdoren per ti dhene pak ngjyre kafe kekut).
  3. Ndizni furren te nxehet ne 180°C.
  4. Ne nje tas rrihni dy vezet me force, shtoni sheqerin dhe i rrihni perseri deri sa te formoni nje shkume me ngjyre te hapur.
  5. Shtoni tek tasi kakaon pluhur ose cokollaten e grire dhe e perzieni masen.
  6. Ne kete moment merni nje luge druri dhe shtoni tek tasi miellin avash avash duke e perzier masen nga poshte larte deri sa mielli te mbaroj dhe te jete perzier me vezet.
  7. Shtoni fryresin e embelsirave si dhe maksimumi 10 luge gjelle me uje nese brumi eshte shume i ngurte.
  8. Hidhni masen e kekut me arra ne nje tave te rrumbullakate te lyer me gjalpe  dhe e vendosni ne furre te piqet per gati 25-30 min.
  9. Kontrolloni kekun me nje kruajtse dhembesh nese eshte pjekur, fusni ne mes te kekut me arra kruajtesen dhe e hiqni dhe nese eshte e paster ateher keku eshte pjekur brenda.

Keku eshte gati, e sherbeni te vaket ose te ftohte ne mengjes me nje gote qumesht. Ju befte mire!

Lini një Përgjigje