Karkaleca me salce

Ne kete artikull do te shohim receten per te gatuar karkaleca me salce, per kete lloj salce do te perdorim domate jo shume te pjekura por domate per sallate. Kjo pjate mund te perdoret si pjate e pare (supe me karkaleca) por edhe si antipaste nese deshironi te beni brusketa me karkaleca siper. Kjo eshte nje pjate me perberes te fresket dhe me pak kalori por ka nje shije shume te mire dhe te vecante. Duhet te dini se karkalecat e detit nuk perdoren vetem te skuqur po ne shume lloj pjatash. Eshte nje perberes shume i mire ne pergatitjen e salcave per makarona ose oriz, por edhe ne supa. Kete pjate ju mund ta pergatisni ne te njejten menyre me sace te gateshme domateje nese nuk keni domate te fresketa.

Karkaleca me salce

Per te pergatitur 2 porcione karkaleca me salce ju duhen perberesit e meposhtem:

Loading...
  • 500gr karkaleca deti te fresket
  • 500gr domate te fresketa
  • 2 thelpinj hudher
  • 2 luge vaj ulliri
  • pak kripe
  • pak piper i zi

Per te pergatitur supen me karkaleca dhe salce domateje te fresket duhet te veproni ne kete menyre:

  1. Pastroni mire karkalecat nga lekura dhe koka, i hiqni kokat menjane ndersa lekuren e hidhni poshte dhe ne fund i shplani karkalecat me uje dhe i lini te kullojne.
  2. Merni nje tenxhere dhe hidhni brenda dy gota me uje dhe kokat e karkalecave dhe i coni te ziejne.
  3. Nderkohe merni nje tigan pak te larte dhe hidhni brenda vajin e ullirit dhe me pas shtoni thelpinjte e hudhres te shtypur me dore dhe i lini te skuqen.
  4. Pastroni domatet i prisni ne kubik te vegjel dhe i shtoni ne tigan te skuqen, trazoni here pas here me nje luge druri deri sa te shkrine pothuajse.
  5. Fikni lengun qe pergatitet me kokat e peshkut dhe e kulloni, e shtoni lengun tek tigani here pas here ne tigan. Zieni salcen me domate deri sa te jete gati dhe shtoni pak kripe dhe piper.
  6. Ne pes minutat e fundit hidhni karkalecat tek salca me domate dhe trazoni supen me luge druri, nderkohe thekni buken ne furre.
  7. Sherbeni supen me karkaleca dhe salce domateje te fresket me dy feta buke te thekur anash te sperkatura me vaj ulliri. Ju befte mire.

 

Lini një Përgjigje