Gjelle me bizele

Sapo filloi stina e bizeleve te fresketa dhe vendosa ti pergatis per darke! Saktesisht do te pergatis gjelle me bizele dhe pancetta. Procedura eshte pothuajse e njejte por kurseni pak kohe e cila do tu duhej per te zier mishin. Pancetta do vetem pak skuqe dhe nuk ka kohe per zierje te gjate. Ju mund ta pergatisni edhe me mish, mjafton te ndiqni receten e meposhteme dhe ne vend te pancettes te hidhni copat e mishit te vicit dhe ti lini te ziejne dhe me pas te shtoni bizelet.

gjelle-me-bizele-ju-befte-mire
Gjelle me bizele

  • Per te pergatitur gjelle me bizele per dy persona ju duhen perberesit e meposuhtem:
  • 500gr bizele te fresketa
  •  1 kokerr patate
  • 1 qepe
  • 1 luge vaj
  • 2 thelpinj hudher
  • 75gr pancetta ne kubike
  • 1 luge kafeje me koncentrat domateje
  • 1 filxhan kafeje me vere te bardhe

Per te pergatitur gjellen veproni ne kete menyre:

  1. Merni nje tenxhere qe nuk ngjit dhe shtoni ne te nje luge vaj dhe e lini te nzehet pak.
  2. Shtoni kubiket e pancetes dhe thelpinjte e hudhres te shtypur me dore pasi ti keni pastruar nga lekura.
  3. Nderkohe qe pancetta skuqet dhe leshon yndyren e saj ju pastroni qepen dhe e grini ne kubike te vegjel.
  4. Shtoni qepen tek panectta dhe skuqni gjithecak bashke. Ne fund shtoni nje luge kafeje me salce koncentrat domateje.
  5. Pasi qepa te jete skuqur shtoni filxhanin me vere te bardhe tek ena dhe e lini te shuhet. Kur vera te avulloj (nese keni perdurur copa mishi ne vend te pancettes shtoni 2 gota uje dhe lini te marri nje val dhe me pas shtoni bizelet); shtoni dy gota uje dhe me pas shtoni bizelet dhe lini te ziejne te gjitha se bashku.
  6. Nderkohe qe gjella mer vale, ju pastroni pataten e cila ju duhet per te trashur lengun e gjelles. Merni nje rende me vrima te gjera dhe kaloni ne rende pataten dhe e hidhni brenda tek gjella.
  7. Gjate zjerjes copat e patates do te shkrine dhe do te trashin lengun e gjelles me bizele. Bizet jane gati mbas 50 minuta zjerje pak a shume.
  8. Ne gjysem te zjerjes rregulloni gjellen me kripe sipas deshires! Ju befte mire!

Lini një Përgjigje