Frutat dhe perimet e stines se dimrit

Ne kete artikull do te shohim disa nga frutat dhe perimet e stines se dimrit te cilat i gjejem shume kollaj ne pazar. Ky artikull eshte i domosdoshem per te ditur se cfare recetash mund te gatuajme ne kete periudhe dhe me cfare perberberesish. Me poshte lista e frutave dhe perimeve te dimrit si dhe disa veti te tyre:

Portokalle

Portokallet jane nje burim i mire i vitaminave C dhe A por edhe te grupit B. Portokallet jo vetem mund te perdoren per suko por edhe ne pjata te ndryshme si te kripura ashtu edhe te embla per tu dhene nje shije te fresket agrumesh.

Mandarina

Po ashtu si portokallet eshte e pasur me vitamine C. Perdoret shpesh here ne embelsira pasi i jep shijen e kendeshme si dhe aromen e fresket.

Kiwi

Kiwi eshte i pasur me vitamina e minerale, eshte nje frut shume i lengeshem por edhe acid ne shije. Per te perdorur kiwin ne receta eshte pak e veshtire pasi kombinimi i tij eshte delikat. Ne pergjithesi mund te perdoret per te pergatiur salca pak acide ose edhe ne feta te holla ashtu sic eshte dhe te vendoset siper tortave me fruta.

Molle

Mollet jane nje nga frutat qe mund te perdoren ne shume embelsira, torta me molle, strudel me molle, si dhe torta frutash te ndryshme. Gjithashtu mund te perdoret lengu i molles ose fetat e molles neper sallata te ndryshme per tu dhene pak shije te embel. Mund ti perdorni edhe per te bere pelte molle.

Dardhe

Dardhet po ashtu si mollet mund te kombinohen ne shume trota por edhe ne sallata. Gjithashtu mund te beni recel dardhe ose pelte dardhe, leng dardhe etj

Banane

Bananet ne pergjithesi konsumohen ashtu sic jane, por mund ti perdorni gjithashtu ne baze tortash duke i grire tek brumi si dhe ne embelsiren banana split.

Limona

Limonat jane te domosdoshem per c’do gje. I perdorni neper salca duke u marr lengun, ne embelsira duke grire lekuren e tyre, ne pajata si spinaq e sallata te ndryshme, ne pjata peshku. Eshte nje perberes i cili i jep tonalitetin acid pjatave te cilat mbas disa kafshitash mund te behen bajate. Perdoret per liker si Limoncello etj.

Finok

Finoku eshte nje perberes shume i mire per ke ka dhimbje zorresh ose stomaku. Eshte nje rilasues i vertet! Mund ta perdorni ashtu sic eshte ne feta si sallate, mund ta zieni dhe ta pergatisni me vaj dhe kripe, mund ta beni ne furre me beshamel. Ka shije delikate dhe eshte i lengeshmem.

Carrota

Karrotat perdoren tashme jo vetem neper supa ose neper sallata por edhe te grira neper embelsira duke u dhene nej tonalitet portokalli dhe nje shije delikate dhe te emebel bazave te tortave tuaja.

Selino

Selinoja ka nje shije qe o te pelqen ose nuk te pelqen pasi eshte pak e forte dhe jo shume delikate. perdoret e grire ne kubik neper supa ose sugo te ndryshme. Por edhe i pa zier neper sallata.

Qepe

Qepet jane baza e te gjitha gjellrave dhe salcave te ndryshme, po te nje pjate humbet nje pjese te madhe te shijes. Nuk ka njeri mos te dij te perdori qepen tek recetat e tij.

Qepe te njoma

Jane perberesi numer 1 per sallatra me domate ose sallate jeshile. Por pjesa e bardhe e tyre mund te futet edhe neper gjellra te ndryshme.

Hudhra

Hudhra eshte nje nga shijet qe preferohet shume nga te rriturit, kombinohet mire neper salca te ndryshme si zaziqi ose edhe vetem ne salca pikante. Por perdoret gjithashtu edhe neper gjellra per tu dhene ate shijen e plote per tu qujtur vertet pjate e shijeshme.

Patate

Patatet jane perimet qe jo vetem perdoren neper gjellra, por gjithashtu perdoren te pjekura ne furre, te skuqura ose te ziera. Nje veti tjeter e tyre eshte se mund te futen neper brumra si ne pergatitjen e njoki ose edhe thjesht duke ber nje pure patatesh.

Kungull i verdhe

Kungulli i verdhe perdoret shume jo vetem per ngjyren qe u jep pjatave por edhe per delikatesen qe ka ne shije. Shume i mire per suprat krem si dhe per te pergatitur pjata orizi.

Lakra

Lakrat jane ushqimi me i mire per pastrimin e gjakut, ju mund ti perdorni thjesht te ziera me vaj dhe limon ose edhe si mbushje byrekesh te nryshem.

Lulelaker

Lulelakra ka nje ere te keqe kur gatuhet por per te kompensuar ka nje shije shume te mire. Mund te perdoret e zier me vaj dhe limon, e skuqur me veze ose edhe brenda ne turli.

Brokoli

Brokoli eshte si tipi i lulelakres por me shije me te forte, perdoret i zier neper sallata, ose edhe per te pergatitur salca per makarona si psh. salce me ton peshku dhe brokoli.

Lakrame

frurta-dimri

Lakrameja perdoret si sallate, mjafton ta prisni te holle ta shtypni pak me duar dhe me pas me vaj dhe limon. Por gjithashtu mund ta perdorni si ganityre pasi ta keni zier

Gjithashtu mund te gjejme frutat e thata si arra, bajame, geshtenja si dhe kerpudhat, specat dhe patellxhanet.

Lini një Përgjigje

Menu Title
X