Embelsira indiane Gulab Jamun

Ne nje resorant indian provova nje embelsire shume te mire dhe vendosa ta pergatis edhe ne shtepi. Po u sjell ketu receten e embelsires qe quhet Gulab Jamun e cila mund te behet ne versonin pak alkolik ose thejsht vetem me sherbet. Ne kete recete do te shohim se si behet me pije alkolike po nese e deshironi pa te mjafton qe te mos e hidhni dhe receta nuk ndryshon aspak.

embelsira-indiane-gulab-jamun

Emblesira Gulab Jamun

Per te pergatitur 8-10 porcione (pak a shume 16-20 topa) ju duhen:

Loading...
  • 200gr qumesht pluhur
  • 45gr miell
  • 30ml gjalp i shkrire
  • 2gr sode
  • 100ml qumesht i ngrohte
  • 15gr bajame te grira holle (me preference)
  • 15gr fëstëk te grira holle (me preference)
  • 1l vaj luledjelli per te skuqur topat qe do pergatisni
  • 200gr sheqer
  • 200ml uje
  • 5ml uje me arome trendafili
  • pak fare kardamom te bluar holle
  • 1 gote rakije me rum

Per te pergatitur embelsiren indiane veproni ne kete menyre:

  1. Ne nje tas perzieni qumeshtin pluhur, miellin, soden dhe kardamom-on.
  2. Shtoni bajamet dhe festeket nese preferoni nese nuk i keni mund te vazhdoni me udhezimet e meposhteme.
  3. Shtoni gjalpin e shkrire dhe me pas qumeshtin e vaket dhe trazoni deri sa masa te behet homogjene.
  4. Mbuloni masen e embesires dhe e lini te shplodhet per 2o minuta. Nderkohe mund te pergatisni sherbetin si me poshte.
  5. Ne nje tenxhere te madhe pasi te keni hedhur ujin shtoni sheqerin, ujin me arome trendafili dhe pak fare kardamom. Trazoni mire derisa sheqeri te shkrij dhe e vendosni ne zjarr deri sa te marri vale.
  6. E lini sherbetin te ziej per 1 minute dhe me pas e lini menjane te ftohet.
  7. Nderkohe mund te filloni te pergatisni topat e embelsires. Merni brumin dhe e punoni serisht.
  8. Formoni topa ne madhesi pak a shume sa nje kokerr arre dhe i rreshtoni ne nje pjate.
  9. Merni nje tigan te thelle dhe hidhni vajin e luledjellit. E lini te nxehet per gati 5 minuta ne flake te madhe.
  10. Me pas ulni flaken ne minimum dhe hidhni topat e embelsires te skuqen per gati 5 minuta. Do te vini re se topat do te shfaqen pas gati 5 minutash, ngrini flaken ne te mesme ne kete moment dhe i rrotulloni here pas here topat deri sa te behen ngjyre kafe e embel.
  11. I hiqni topat mbas skuqes dhe i vendosni ne nje pajte pasi te keni vendosur kartepecete per te thithur vajin e teperm.
  12. Kur topat te jene ftohur merni i hidhni tek tenxherja me sherbet dhe i lini per gati 15 minuta.
  13. Sherbeni embelsiren ne kupa me fron ne te cilen vendosni 2 topa dhe gati nje filxhan kafeje nga sherbeti.
  14. Nese deshirni ne kete moment shtoni nje luge kafeje me rum dhe e ndizni me nje cakmak. Do te vini re flaken mbi kupe e cila fiket vete pas pak sekondash.

Ju befte mire

Lini një Përgjigje