Djath filadelfia me erza te fresketa

Sot do tu befasoj me nje recete per antipaste teper te thejshte, mjafton te keni ne shtepi djath filadelfia dhe erza te fresketa sipas deshires. Pasi te pergatisni djathin filadelfia me erza mund ta sherbeni ne nje pjate duke vendosur anash nje thike dhe feta buke te prera ne menyre qe te gjithe njerzit te lyejn buken sipas dheshires. Kjo recete perdoret si antipaste pasi eshte e thejshte, e shpjete dhe mund te qendroj e fresket ne tavoline per gjithe vaktin. Mund te shikoni disa nga llojet me te perdorur te djtheve ketu: Lloje djathi

djath-me-erza-te-fresketa-jubeftemire

Dajth filadelfia me erza

  • Per te pergatitur djathin filadelfja me erza per 4-5 persona ju duhet:
  • 1 pako djath i bute filadelfia 200gr
  • 1 thelpi hudher
  • 1 dege majdanoz i fresket
  • dhe sia fije bar qepe
  • pak piper i zi
  • 1 flete leter furri

Per te pergitur djathin me erza te fresketa duhet te veproni ne kete menyre:

Loading...
  1. Lani dhe kulloni mire majdanozin dhe barin e qepes. Me pas i prisni imet mbi nje dru mishi.
  2. Merni djathin dhe e hidhni ne nje kupe, shtoni pak pieper te zi te imet, shtrydhni thelpirin e hudhres pasi ta keni pastruar mire. (Nese nuk keni shtrydhese hudhere e prisni ate sa me imet te jete e mundur). Shtoni kripe te imet nese e preferoni djtahin me kripe dhe perzieni perbersit te gjithe bashke.
  3. Merni letren e furrit e hapni dhe hidhni siper djathin, me pas e hapni me thike deri sa te formoni nje katror me lartesi gati 1cm.
  4. Shtoni siper erzat e fresketa qe grite dhe lini pak menjane per ta sperkatur djathin siper.
  5. Rrotulloni letren e furrit dalengadale duke formuar nje role djathi dhe duke e eliminuar letren nderkohe qe e rrotulloni masen.
  6. Mbasi te keni formuar cilindrin e djathit dhe letra e furres te kete ngelur menjane, shtoni siper erzat e fresketa qe ju kane ngelur dhe rrotulloni mbi ereza te gjithe cilindrin e djathin qe te sperkatet mire siper me erzat.
  7. Sherbeni djathin ne nje pjate dhe menjane me feta buka te vogla te prera.

Ju befte mire!

 

Lini një Përgjigje