Chebakia embelsire per ramazan tipike marokine

Para disa ditesh provova nje embelsire tipike marokine e cila quhet chebakia (Kebakia) dhe eshte shume e perdorur si embelsire per ramazan. Me pelqeu shume pasi kishte nje shije te vecant dhe qe nuk kisha provuar ndonjehere. I kerkova receten shoqes e cila ja kerkoi mamase se vet qe e ben akoma me te mire kete embelsire qe paraqitet si biskota ne forme lulesh te regjura ne mjalt.

 

chebakia-embelsire-per-ramazan

Chebakia – Embelsire per ramazan

Per te pergatitur kete embelsire per 8-10 persona ju duhen perbersit e meposhtem:

Per brumin baze te biskotave chebakia:

  • 500gr miell
  • 100 gr miell bajamesh
  • 100 gr susam
  • 20gr glikanxo
  • 2 luge gjelle me kanelle
  • 1 mollez gishtash me kripe
  • 1 filxhan kafeje me vaj
  • 1 filxhan kafeje me gjalp te shkrire
  • gjysem luge kafeje me maja (fryres embelsirash)
  • Uje me arome trendafili ose me arome potokalleje per ngjeshjen e brumit

Per skuqen, sherbetosjen dhe dekorin:

  • 1 l vaj luledjelli
  • 500gr mjalt
  • 250gr uje me arome trendafili

Per te pergatitur embelsiren Chebakia veproni ne kete menyre:

  1. Si fillim duhet te kaurdisni ne nje tigan qe nuk ngjit 100gr susam pa vaj. I trazoni here pas here per 10min pak a shume. I lini menjane te ftohen deri ne temperature ambienti.
  2. Merni nje tas dhe hidhni brenda susamin qe pergatitet me pare i cili tashme eshte zbutur dhe mudn te kthehet gati pluhur dhe shtoni te gjithe perbersit e brumit te embelsires.
  3. Punoni brumin sikur te ishte baza e brumit qe beni per byrek pasi me te duhet te formoni pete me vone. Do te krijohet nje baze brumi me ngjyre te embel kafe si dhe e llustrosur pasi e keni punuar me dore per 7-8 minuta. E ndani brumin ne 4 topa dhe e lini te pushoj brenda nje qeske.1
  4. Merni nje e nga nje porcionet e brumit dhe i hapni duke formuar pete te holla si petet e byrekut. Me ndimen e nje prefse makaronash formoni drejtkendesha sa madhesia e dores dhe brenda drejtekendeshit prisni 4 viza drejt pa harritur tek ana (duket sikur cdo trekendesh eshte i bere me totalisht 5 rripa te cilet jane te ngjitur ne fillim dhe ne fund si ne figure).2
  5. Per te formuar formen e lules duhet te veproni ne kete menyre: merni nje trekendesh dhe kaloni gishtin e mesit te dores se djathte tek prerjet e brendeshme duke alternuar rripat si ne figure.  Nga 5 rripat e trelendeshit te shikoni mbi gisht rripin e pare, rripin e mesit si dhe rripin e fundit; dy rripat e tjetere jane nga ana tjeter e gishtit.4
  6. Ne kete moment me doren e majte bashkoni dy cepat e fundit te drejtekendeshit dhe i ngjisni.
  7. Tashme procesi eshte gati ne fund…gjeja qe duhet te beni eshte nderkohe qe hiqni gishtin e mesit nga rripat kaloni tek ai vend dy cepar qe ngjitet me pare duke formuar keshtu qendren e lules, tamam si ne  figuren me poshte.5
  8. Vendosni te gjitha biskotat e chebakia ne nje tepsi dhe i mbuloni me nje pecete rrobe qe mos te thahen.
  9. Merni nje tenxhere dhe shtoni vajin e luledjellit dhe e vendosni ne zjarr te mesem deri sa te nzehet.
  10. Nderkohe hidhni mjaltin ne nje tenxhere dhe vendosni edhe ate te nxehet…kur te filloj te mari vale shtoni ujin me arome trendafili i cili do te kthej mjaltin ne nje mase shkumoze ne ngjyre te bardhe ne siperfaqe e fikni flaken ne kete moment.
  11. Filloni te skuqni biskotat ne vajin e nxehte… kur te marin nje ngjyre te embel kafe i hiqni dhe i xhysni ne mjatin e ngrohte, sa me shume i xhysni biskotat ne mjalt aq me shume do te marin ngjyre kafe te erret dhe aq me shume te regjura do jene.7
  12. I lini biskotat te regjen ne mjalt gati 5-6 minuta nderkohe qe skuqni biskotat e tjera. Kur biskotat e tjera qe po skuqni te jene pothuajse gati filloni te hiqni nga mjalti me nje kullenjese metalike biskotat e regjura dhe i sistemoni ne nje pjate.8
  13. Dekorni siper me susamin dhe chebakia-t jane gati.

I sherbeni ne temperature ambienti, po ashtu mund ti konservoni gjithmone ne temperature ambienti ne nje kupe me kapak.

Ju befte mire!

 

Lini një Përgjigje

Menu Title
X