Brumi baze per pite

Ne kete recete do te shohim se si pergatitet brumi baze per pite. Pitet jane nje lloj buke tipike greke e cila prezantohet si kulac, por diferenca qendron qe eshte pak me e bute se kulaci dhe baza eshte pak me e holle.  Ju mund te beni shume receta me pite, si per shembull ti perdorni per te pergatitur nje pita gyros e cila ne shipqeri njihet me emrin sufllaqe, ose mund te pergatisni antipasta me bazen e pites duke i lyer me salca te ndryshme si salca Hummus ose salca Tazatziki. Ju mund te piqni pitet direkt ne furre por edhe ne tigan te lyer me shume pak vaj luledjelli.

baze-per-pite

 

Brumi baze per pite

Per te pergatitur brumin baze per pite (7 pite):

  • 500 gr miell te tipit 00
  • 300 ml uje te vaket (jo te nxehte)
  • 1 luge vaj ulliri
  • 20gr maja birre
  • 10 gr sheqer

Per te pergatitur brumin baze te piteve ndiqni udhezimet e meposhteme:

Loading...
  1. Si fillim merni nje tas dhe hidhni brenda ujin e vaket dhe shkrini ne te majane e birres deri sa uji te behet si i trubullt.
  2. Shtoni tek tasi miellin, vajin e ullirit dhe sheqerin dhe filloni te punoni me dore brumi deri sa masa te behet e njetrajteshme dhe brumi te behet si elastik.
  3. Merni nje kupe dhe e vendosni brumin baze te piteve brenda, mbuloni kupen me nje flete plastike kuxhine ose thjesht me nje pecete nese nuk keni leter kuxhine celofan. E lini brumin te pushoje per rreth 2 ore.
  4. Mbasi brumi te kete dyfishuar vellimin e merni dhe e ndani ne 5 topa te vegjel dhe me ndihmen e nje peci formoni disqe me diameter gati 20cm.
  5. I lyeni petet me pak vaj siper dhe i vendosni ne furren (te nxehur me pare ne 200°C) te pieqen per 5-7 minuta. Mund ti piqni pitet edhe ne tigan antiaderent pasi ta keni lyer pak siperfaqen me vaj luledjelli, i piqni petet qe formuat nje e nga nje duke i kthyer ne te dyja anet.
  6. Vendosni pitet ne nje pjate dhe i lini te ftohen te mbuluara me nje pecete rrobe. Me pas i perrdorni sipas deshires tuaj…

Ju befte mire!

 

Lini një Përgjigje